Nga Nikoleta Kovaçi/
Mësimi online mund të konsiderohet pa frikë një nga sfidat kryesore të kësaj kohe pandemie. Ajo që ndodh në fakt nëpër shtëpitë e shqiptarëve nuk është e njëjtë, jo vetëm nga mundësitë dhe qasjet në teknollogji po edhe për faktin se e kushteve ekonomike. Por edhe për shpërndarje të mundësive që lidhen me një sërë kushtesh teknike dhe menxheriale. Prej ditësh prindër, mësues, fëmijë dhe ekspertë janë ndarë në disa kampe në lidhje me aplikimin e këtij procesi. Ka nga ata mësues që janë kudnër për shkak të shumë arësyeve. Po ashtu edhe prindër të cilët rëndisin një mori shakqeshj që nuk janë në favorin e tyre, që nga pamundësia ekonomike e deri tek mospatja kohë për të qenë me fëmijën e tyre në kohën e bërjes së mësimeve se gjenden në punë.
Por pro këtij sistemi është Edlira Gjoni, eksperte komunikimi dhe pedagoge! Ajo e praktikon prej shumë kohësh me studentët e vet. Madje edhe me klasa kolektive. Ajo është e vetëdijshme se aplikimi i një metode të tillë nuk është i njëllojtë si për për studentët ashtu edhe për fëmijët e shkollës fillore. Madje ia njeh shumë mirë difektet kësaj ofensive të Ministrisë së Arsimit, por ama ka një aryestim joshës për vijimin në këtë kohë krize e paniku. Për Gazetën “Fjala”, Gjoni tregon se si mund të punohet, angazhimi, pamundësitë, por që në shumë raste shtyjnë përpara sipas saj një proces. Ajo është për vijimin në një botë ku pritet që pas kësaj pandemie qasja në teknologji do të bëhet domosdoshmëri jetike. Kështu që për të është e mundur të punohet fort me lehtësimin e sistemeve të mësimit online.
Intervista
Mësimi online është risi në vendin tonë! Si e mendoni si ekzistencë?
Arsimi është i gjithi në provë, që nga fillori, deri tek sistemi pas-universitar; jo vetëm në Shqipëri. Pandemia e Covid-19 ka ngritur mure pranie në institucionet arsimore të të gjithë botës. Ndryshimi me Shqipërinë është se vendet që ne duam t’ju ngjajmë më fort, kanë disa vite që e praktikojnë të nxënët në distancë, rrjedhimisht, janë disi më të përgatitur që të vjelin maksimumin nga kjo mënyrë e re mësimore.
Ministria shqiptare e arsimit reagoi në kohë për të transferuar interaktivitetin me nxënësit dhe studentët fillimisht në ekranin publik e më pas, edhe në internet, me klasatdhe platoformat e shumta falas që ofron interneti. Nuk është shpikje e MASS, prandaj edhe nuk duhet sulmuar nëse jo gjithçka shkon fjollë. Bota buçet prej vitesh nga shprehja “Jetojmë në kohën e internetit” dhe ja ku jemi, në provën që na vendos ai dhe teknologjia, e të mos harrojmë, nxënësit dhe studentët janë përdoruesit më të rregullt të tij.
Ju jeni njohëse e mirë e kësaj praktike, a është i mundur instalimi i kësaj metode ndër ne?
Është për t’u parë me pozitivitet kjo lëvizje online për kohë krize. Çdo qeveri a ministri kështu do të kishte vepruar, sepse 81% e shqiptarëve janë abonentë apo përdorues të internetit (Europe Internet Statistics ëebsite). Është e vështirë të mendosh se në çdo familje nuk ka të paktën një mjet elektronik që ka lidhje me internetin. Edhe nëse është kështu, ka patjetër mundësi që të gjendet lidhja me internet afër banesës. Edhe nëse kjo mundësi nuk ekziston, ka sërish alternativë ndjekje përmes ekranit publik dhe ndërkohë po punohet për të gjetur mënyrat si të arrihet tek studentët apo nxënësit që këto mundësi nuk i kanë.
Por, nëse do të fokusoheshim tek 81 përqindëshi që aksesin dhe mundësinë e ka, atëherë do të ishte e pafalshme që karantina të lihej si kavalishencë. Ndërhyrja për të bërë leksione online, në parim, është e duhura dhe i shkon plotësisht kohës së sotme teknologjikë, ku shumica dërmuese e fëmijëve kanë telefon, llogari në Facebook, Instagram apo Snapchat.
Çfarë mendoni që i mungon kësaj praktike?
Ajo që mungon është qartësia, saktësia e të dhënave, kontrolli, e vërteta e pjesëmarrjes, e vëmendjes, e testimit, e përfitimit, e aftësimit të nxënësve përmes internetit. Sepse, vendet të cilave duam t’ju ngjajmë, vërtet kanë vite që ofrojnë mësim online, por e bëjnë këtë sepse kanë një sistem të tërë të ngritur posaçërisht për këtë qëllim. Kanë platforma e aplikacione të blera apo të ndërtuara enkas për klasat e tyre. Kanë kode hyrëse e dalëse që regjistrojnë automatikisht aktivitetin e nxënësve, duke regjistruar kështu pjesëmarrjen.
Kanë diskutime e ushtrime të tilla që i lejojnë mësuesit (të stërvitur e trajnuar), që të kontrollojë aty për aty njohurinë dhe vëmendjen në mësim. Ka teste që bëhen në kohë reale e kontrollohen po ashtu në kohë reale, sepse të tilla i mundëson sistemi i ngritur për këtë qëllim. Ka programe softëare që bëjnë kontrollin për origjinalitetin e testeve apo eseve, e ka filtra mes nxënësve dhe mësuesve. Të gjitha këto ndihmojnë sistemin e, sistemi nga ana e tij, ndihmon nxënësit, por edhe mësuesit, që duhet pranuar, jo të gjithë i kemi pararojë në përdorimin e teknologjisë.
Në në fakt kemi prova rikuperimesh në këtë fushë. A mendoni se e përballojnë të gjitha familjet shqiptare në të gjithë vendin, kur e dimë situatën ekonomike të përiqndjes më të madhe të shoqërisë sonë?
Megjithatë, më mirë mësim online sesa pa mësim fare. Në vitin e mbrapshtë 1997, kur internetin e teknologjinë nuk e njihnim, për javët e gjendjes se jashtëzakonshme (sërish ishte mars), mësimi nuk u ndërpre në televizion. Prandaj është e kotë të diskutohet sot mbi avantazhet absolute që sjell transferimi online si përgjigje ndaj krizës që ka pushtuar botën.
Po të merren parasysh disavantazhet, situata duket dramatike: jo të gjithë kanë akses, disa nuk dinë, disa nuk i lenë të përdorin internetin; edhe ata që kanë, oferta mbaron shpejt apo cilësia e lidhjes është e dobët, madje edhe shkëputet, se ajo pasqyron tarifën lidhëse, pra fuqinë ekonomike tëfamiljes mësimi;online kërkon motivim, disiplinë të hekurt vetjake dhe manaxhim të kohës e të mbajtjes së shënimeve nga vetënxënësit (cilësi që mungojnë); mungon kontakti i drejtpërdrejtë mësues-nxënës dhe ndjesia e të qenit në klasë, (qëështë institucion), e jo nga divani i shtëpisë, me njërin sy në internet e me tjetrin tek kuzhina ku po gatuhet; duke qenëonline, nxënësit kanë tendencën t’i zvarrisin përgjigjet, testet, pranitë, gjithmonë duke u ankuar se nuk kanë internet të mirë, e duke u futur në rrjetet sociale edhe kur interneti sigurohet, nga prindërit apo nga institucionet publike.
Pra sfida ka me shumicë. Por të gjitha zërohen para nevojës për të mos e ndërprerë reagimin në kohë krize dhe veprimit sipas kushteve që ajo na dikton.
Si e mendoni vazhdimin? A do mbijetojë ky sistem?
Jemi në kohën e Covid-19, por edhe në mbretërinë e teknologjisë, prandaj, aksesi në matëriale, leksione, informacion, email, shpjegime me mësuesit, afate e kritere është më i lehtë se kurrë. Plus, çdo navigim në internet lë gjurmë, e në mësimet online është akoma më e thjeshtë të gjurmohet progresi i gjithsecilit. E thjeshtë është gjithashtu të fitosh kohë për të ndërtuar pyetje e për të formuluar përgjigje, teksa pret që të tjerët të mbarojnë. Komunikimi bëhet mëi personalizuar në kthim përgjigjesh dhe duhet pranuar, është një prirje globale të cilën e brohorisnim deri sa na mbiu virusi në derë në çdo kontinent.
Mësimi online në Shqipëri është në fazën eksperimentale dhe kjo qëlloi në një periudhë të vështirë, ku nuk ka vend për pilotime, por u hodhëm drejt e në veprim mbarëkombëtar në çdo nivel. Është sfidues. Kërkon vëmendje, mbikëqyrjetë imët e shumë durim e përgatitje. Kërkon edhe masa e planifikim të menjëhershëm për atë 10 apo 15%-ësh që nuk mundet të jetë online. Por ama, zgjidhja për të kaluar në ekran dhe online, ngelet përgjigja e duhur për krizën e çuditshme që e ndërpreu në mes procesin normal jetik, jo vetëm arsimor! /Fjala.al/