Fauçi: Testet për antitrupat ndaj koronavirusit, gati brenda një jave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Dakin Andone & Faith Karimi “CNN”

Testet e antitrupave, që do të verifikojnë nëse një person ka qenë kohët e fundit i prekur nga koronavirusi e ri, mund të jenë të disponueshme brenda një jave, sipas ekspertit më të lartë të sëmundjes infektive në SHBA, Entoni Fauçi.

“Brenda një periudhe kohore prej një jave apo më shumë, ne do të kemi një numër mjaft të madh testesh në dispozicion”- tha Fauçi për CNN. Pasja e antitrupave për koronavirusin, mund të shërbejë për të kuptuar nëse dikush është i mbrojtur dhe se nuk mund të riinfektohet më, duke e bërë këtë test shumë të rëndësishëm për punonjësit e shëndetësisë, dhe të tjerët që punojnë në vijën e parë në luftën kundër koronavirusit.

“’Nëse testi i tyre i antitrupave është pozitiv, ne mund të formulojmë një strategji në lidhje me faktin nëse ata do të jenë në rrezik apo të prekshëm për t’u ri-infektuar”-shpjegoi më tej Fauçi. Testet që identifikojnë infeksion aktual, do të vazhdojnë të jenë ende të rëndësishme, tha ai, dhe sipas tij do të përdoren paralelisht me testet e antitrupave, të cilat duhet më parë të certifikohen.

“Ne mezi po presim, që pasi të kemi arritur pikun, të konsiderojmë hapjen e vendit ashtu siç është shumë e rëndësishme të vlerësohet dhe të kuptohet, se sa shumë ky virus ka arritur të deportojë në shoqërinë amerikane-tha Fauçi.

Sipas tij ka të ngjarë që numër i madh njerëzish të jenë infektuar, te kenë qenë asimptomatikë, dhje për pasoje të mos e kenë ditur ishin të infektuar. Të paktën 16.686 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara – gati gjysma e tyre në Nju Jork.

Nga 466.299 raste totale të konfirmuara në shkallë vendi, rreth 162.000 i përkisnin Nju Jorkut, tregojnë të dhënat e Universitetit Xhon Hopkins. Fauçi vlerëson se 60.415 njerëz në SHBA mund të vdesin nga koronavirusi deri në muajin gusht, duke bërë të ditur se politikat e distancimit shoqëror do të vazhdojnë të paktën deri në maj.

Lexo edhe :  Sikur burrat e politikës të ishin sa gjysma e Ajola Xoxës!

“Amerikanët duhet të vazhdojnë që t’i përmbahen udhëzimeve për distancimin shoqëror edhe përgjatë fundjavës së festive” – u shpreh Fauçi. Ndërsa ruajtja e masave për distancimin shoqëror duket se po zvogëlon përhapjen në disa zona, rihapja e vendit do të kërkojë një strategji dhe analizimin e përhapjes, thonë ekspertët.

Ndërsa koronavirusi po vazhdon që të përhapet nëpër botë, shtetet po nxitojnë të marrin hidroksilklorinë, një ilaç kundër malaries, të cilën presidenti Donald Trump e ka cilësuar si një trajtim të mundshëm. Ai nuk është testuar plotësisht, por disa shtete po mbledhin shumë doza për t’i përdorur për pacientët e tyre.

Trump ka ushtrua presion ndaj zyrtarëve federalë, që t’i vënë këto ilaçe në dispoziciontë tyre, pavarësisht se ka pak provave të besueshme se ato janë efektive në trajtimin e virusit. Pavarësisht mungesës së një vaksine, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve, po përgatitet për atë që mund të ndodhë vitin e ardhshëm, që sipas kreut të qendrës Robert Redfilld pritet të jetë gjithashtu sfidues.

Redfilld shtoi se masat paraprake do të ndryshojnë mënyrën se si vendi mund të përballojë një valë tjetër të pandemisë. “Kjo përfshin identifikimin e hershëm të rasteve te reja, izolimin e të sëmurëve, dhe gjurmimin e atyre me të cilët personi ka qenë në kontakt së fundmi” – tha ai.

Ekonomistët thonë se SHBA-ja ka rënë tashmë në recesion, dhe se ajo do vazhdojë të mbetet në këtë situatë përgjatë gjysmës së parë të vitit. Por ata mbeten optimistë se ekonomia do të ringrihet sërish përgjatë gjysmës së dytë të vitit 2020, duke u rritur me një normë prej gati 6 për qind deri në fund të vitit./S.T/Fjala.al

Të fundit

Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave çmimet do..

Ekonomia e vendit do të rritet me 4% këtë vit, parashikon së fundi Banka e Shqipërisë duke veçuar se...

Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë

E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave të botës së skive alpine...

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Lajme të tjera

Web TV