Holanda hap rrugë, BE nxjerr 540 miliardë euro kundër koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimi që zhvillohej që prej datës 7 prill nëpërmjet Skype-t midis ministrave të Financave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, është mbyllur mbrëmë me një marrëveshje. Ministrat arritën marrëveshjen për një përgjigje të përbashkët ndaj pasojave që do të shkaktojë koronavirusi në ekonominë e unionit, duke miratuar një fond që shkon në 540 miliardë euro.

Ishte Holanda që dy ditë me radhë mbajti pezull bisedimet, ndërkohë që shtetet e jugut, Italia dhe Spanja, po shtonin presionin për një përgjigje positive.

Marrëveshja përfshin vënien e 500 miliardë euro menjëherë në dispozicion dhe një fond stimulimi në vazhdim.

Fondi i përbashkët i sigurimit për punësim është përcaktuar në 100 miliardë euro, 200 miliardë janë siguruar nga Banka Evropiane për t’u dhënë likuiditet firmave dhe një kredit prej 240 miliardë për të ndihmuar ekonominë për t’u rimëkëmbur nga kriza e pandemisë.

Të fundit

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës, sekuestrohen 80 çadra dhe 160 shezlongë

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës...

Drafti i Kodit Penal, Prokurori Çela kundër: Rrezikon të minojë funksionimin e drejtësisë

Në sallën kur të premten e kaluar u prezantua drafti i kodit të ri penal, mungonte Prokurori i përgjithshëm Olsian Cela, pavarësisht ftesës nga...

Denoncimi i Berishës: Laptopi i Ballukut ka të dhëna, ku punojnë terroristë elektoralë

Kreu i PD, Sali Berisha, ka bërë një tjetër denoncim ndaj qeverisë, duke përmendur një laptop të ministres Belinda Balluku që, sipas tij, përmban...

Aplikoni nga sot për shkollën e lartë!/ Rama: Sistemi do të jetë i hapur deri më 3 gusht

Këtë të martë janë hapur aplikimet për përzgjedhjen e programeve të studimit në universitete. Lajmin e ka bërë me dije edhe kryeministri Edi Rama, i...

”The Standard”: Pse Tirana e bukur duhet të jetë pushimi juaj kulturor i radhës

Tirana, ky qytet plot gjallëri, është shumë më tepër sesa një ndalesë në rrugën drejt plazheve me rërë të bardhë të Shqipërisë, shkruan sot...

Lajme të tjera

Web TV