Pse qeveria shkarkoi prefektin e Shkodrës? Zëri i Amerikës zbulon se çfarë po ndodh në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, qeveria shkarkoi nga detyra prefektin e Shkodrës, pas shtimit të rasteve me COVID-19 në atë zonë dhe caktoi një koordinator për bashkitë e atij Qarku në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes. Ky hap u ndërmor pas përhapjes së koronavirusit në atë qark dhe masat e pamjaftueshme për të zbauar rregullat e karantinës.

Një nga zëvendës-ministrat e punëve të brendshme u ngarkua si koordinator me bashkitë e këtij qarku.

Shkodra shënoi ditët e fundit një rritje të papritur të rasteve të prekura me COVID-19; 3 raste të reja sot, 4 dje, 5 pardje dhe 7 të tjerë si sot një javë. Besohet se duke mos zbatuar masat e karantinës, Shkdora u bë shpejt zona e dytë më shumë e prekur nga Covid me 52 raste pas Tiranës me 209.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore po numërojnë krahas të prekurve të rinj edhe të shëruarit e rinj, raporti mes të cilëve po shkon prej disa ditësh pakashumë në proporcion të drejtë.

Sot u shtuan 17 raste të reja të prekur, por edhe u shëruan 15 pacientë të tjerë të mëparshëm, gjithsej 197.

Konfirmohet se COVID-19 i ka prekur të gjitha moshat, mosha mesatare është mbi 50, madje midis të prekurve janë edhe një numër fëmijësh.

Në Shqipëri u zbuluan sot edhe 17 raste të reja qytetarësh të prekur nga COVID-19, ndërsa numri i tyre gjithsej shkoi në 433 raste. Në 24 orët e fundit janë kryer mbi 250 teste ndaj personave të dyshuar, ndërsa gjithsej gjatë gjithë muajit janë kryer mbi 3640 teste.

Deri tani kanë humbur 23 qytetarë nga COVID-19 dhe u bënë 48 orë pa ndonjë vdekje në dy spitalet Covid të vendit, ku po mjekohen të shtruar 60 pacientë.

Lexo edhe :  Andia Ulliri kërkon mandatin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, nis mbledhja në KAS!

Edhe dy ditë më parë u bënë 72 orë pa humbje jete, ndërsa mjekët po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar pacientët e tyre.

Policia dhe ushtria po zbatojnë masa të rrepta të ndalim qarkullimit qytetës dhe ndërqytetës.

Kjo është fundjava e katërt me ndalim të plotë 40 orësh të qarkullimit të këmbësorëve dhe nga e hëna është njoftuar një shtim orareve të qarkullimit./VOA

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV