Italiani me koronavirus përlotet dhe bën gjestin e rrallë para dy infermierëve shqiptarë-VIDEO

Një i sëmurë me koronavirus në Breshia të Italisë është përlotur teksa ka falënderuar dy infermierët shqiptarë për gjithë kujdesin e treguar ndaj tij.

Në një video të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, shihet se si pacienti i prekur nga koronavirusi fshin lotët teksa falënderon shqiptarët.

“Kam lindur në Bresha. Dua të falënderoj Suelën dhe Eduardin për profesionalizmin e treguar dhe humanitetin. Ju falënderoj,”– thotë pacienti dhe fshin lotët.

Ju falënderojmë ne juve dhe ju urojmë shërim të shpejtë,”– i thonë infermierët shqiptarë, italianit të sëmurë teksa i prekin supet.

Suela dhe Eduardi po përmbushin misionin e tyre humanitar në ndihmë të popullit mik italian, për të cilin ruajnë një lidhje të veçantë. Sot, ata kanë mirënjohjen e pacientëve të prekur nga #covid19 në spitalin e Breshias dhe të gjithë së bashku, 30 mjekë e infermierë shqiptarë që po shërbejnë në vendin fqinj në këto ditë të vështira, kanë mirënjohjen dhe respektin e të gjithëve,”– shkruan Manastirliu.