Thyen karantinën për të luajtur futboll, gjoba edhe 9 “lojtarëve”, pezullohen dy policët ‘tifozë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka ndëshkuar 9 persona në Vlorë, pasi thyen orarin e karantinës duke luajtur futboll në pyllin e Sodës.

Ata janë karantinuar për 14 ditë dhe do të mbahen nën mbikëqyrje nga ana e Policisë.

Po ashtu, pezullohet nga detyra Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Komisar R. P., njëri nga pjesëmarrësit që luante futboll.

Gjithashtu, policia nisi hetimi disiplinor për shkelje të rëndë, si dhe u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të Policisë G. F., për mospërmbushje apo dështim në përmbushjen e detyrave ose përgjegjësive të caktuara, pasi konstatoi personat dhe nuk mori masë administrative ndaj këtyre shtetasve.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon edhe njëherë për qëndrim në banesë dhe respektim të masave kufizuese, duke bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Të fundit

Alarm në Izrael, Benjamin Netanyahu helmohet nga ushqimi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është helmuar nga ushqimi. Kështu njoftoi sot Zyra e Shtypit të Kryeministrit të Izraelit. Netanyahu...

Indonezi/ Merr flakë anija me 280 pasagjerë, 3 viktima

Një anije me 280 pasagjerë në bord u përfshi nga flakët, në provincën e Sulawesit Verior, në Indonezi. Të paktën tre persona vdiqën, sipas raporteve...

“Dua poezi, por jo pa njerëzi”. Egla Ceno i kthen reston Mimoza Ahmetit

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuar mbrëmë në ‘’Goca dhe Gra’’ dhe dukej qartë që nuk kishte ndonjë simpati të madhe për Egla Cenon....

Zjarret në Gjirokastër, 11 persona procedim penal për zjarrvenie të qëllimshme

Policia e Gjirokastrës ka nisur procedimin penal për 16 raste të zjarreve të qëllimshme gjatë verës duke vendosur nën hetim 11 persona të dyshuar...

Bayern-Liverpool, 99% e kryer! Po vjen transferimi 75 mln euro!

Liverpool bëhet gati të shesë Luis Diaz. Me blerjen spektakolare të Ekitike, klubi anglez duhet të shesë disa lojtarë dhe kolumbiani ka oferta. Nicolo Schira...

Lajme të tjera

Web TV