Ricky Gervais, aktori i njohur ka kritikuar ashpër personazhet e famshëm që janë ankuar për izolimin në vilat e tyre luksoze, ndërkohë që nga ana tjetër mjekët po punojnë me orë të zgjatura në frontin e parë të luftës më Covid-19.
Gervais, 58 vjeç, tha që pasi të përfundojë kriza e koronavirusit, nuk dëshiron të dëgjojë më njerëzit që ankohen për gjendjen e mirëqenies ose infermierët, ndërsa shprehu mbështetjen e tij për punonjësit e kujdesit shëndetësor mbrëmjen e së enjtes.
“Bluzat e bardha po punojnë nga 14 orë në ditë dhe nuk po ankohen. Po rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjeve në mënyrë vetëmohuese. Por pastaj sheh ndonjë që ankohet se përse është izoluar në një vilë luksoze me pishinë. Dhe, sinqerisht, nuk dua të dëgjoj më nga këto”, u shpreh aktori.
Komenti i aktorit vjen pasi këngëtari Sam Smith shpërtheu në lot në një foto të publikuar në Instagram, pasi nuk duronte dot izolimin në shtëpinë e tij me vlerë 12 milionë paund.