Mjeku: Rrini në shtëpi që të mos vijë koha të zgjedhim kujt t’i vendosim respiratorin e kujt jo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i maternitetit “Koço Gliozheni” me profesion anestezist reanimator, Genci Hyska ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me situatën e koronavirusit.

Mjeku i kërkoi qytetarëve që të bëjnë kujdes në këtë kohë pandemie dhe të zbatojnë masat e distancimit social dhe të higjienës, ndryshe do të vijë koha kur mjekët do zgjedhin kujt t’i vendosin respiratorin e kujt jo.

“Unë si anestezist reanimator e di çdo të thotë të jesh i intubuar. Do i kërkoja të distancohen të zbatojnë masat që ka shpallur nga qeveria pasi janë masat që na mbrojnë ne. ‘Nuk e keni idenë sa e vështirë të jesh i intubuar për një pacient dhe për një mjek anestezist reanimator të bëjë një zgjedhje se kujt pacienti do të vendosë respiratorin e kujt jo.

Ju lutem mos na vendosni në këto pozita” tha sot Hyska një lidhje me skype me emisionin “Ditë e Re” në TV Ora.

Për fat të mirë në Shqipëri nuk kemi arritur ende në këtë nivel.

Nga 9 marsi, dita kur u konfirmua pacienti I parë me COVID-19 në maternitetin Koço Gliozheni kanë lindur 255 fëmijë, nga këta 135 djem e 120 vajza.

Gratë shtatzëna duhet të bëjnë kujdes në këtë situatë pandemie, sidomos lehona. Tre këshillat janë: “Distancimi social, higjiena personale dhe ushqimi i shëndetshëm.

Nëse shohin ndonjë shenjë të drejtohen sa më parë tek mjeku.

Të fundit

Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen e Presidencës në procesin zgjedhor

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos...

‘Më 12 maj do vijë era shtet’, VIDEO e Flamur Nokës bëhet virale në rrjet

Sali Berisha dhe Flamur Noka betoheshin para zgjedhjeve, se nuk do të lejonin asnjë shkelje në 11 maj dhe do të fitonin zgjedhjet. Madje, Flamur...

Mbi 7 mijë vizitorë në vit, Llixhat e Elbasanit shtojnë turizmin kurativ

Banjat e Elbasanit, të njohura ndryshe edhe si llixhat, nga vit në vit po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë, kryesisht mosha e tretë,...

“Kisha është e plagosur”/ Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Jini të besueshëm

Në mesazhin e tij në Meshën për shugurimin e njëmbëdhjetë priftërinjve të rinj të dioqezës së Romës, Papa Leo XIV i kërkoi të gjithë...

Sali Berisha dhe Ilir Meta koalicion?/ Ja përgjigja e Kreut të PD

Kreu demokrat tha se Meta, të cilin e cilëson të burgosur politik, ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e vetë. Ai tha se koalicioni...

Lajme të tjera

Web TV