Presidenti bën deklaratën e çmendur: Askush nuk do të vdesë nga koronavirusi. Kemi gjetur edhe ilaçin  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko tha këtë fillim jave se askush në vendin e tij nuk do të vdesë nga koronavirusi dhe për këtë arsye ai nuk do të marrë asnjë masë kufizuese ndaj pandemisë.

Lukashenko e ka cilësuar sëmundjen e koronavirusit thjesht si psikozë të njerëzve ndërsa më herët sugjeroi që ta mposhtin atë duke pirë vodka.Bjellorusia është duke mbajtur kufijtë e hapur krejt në kontrast me vendet e tjera. Madje ka lejuar të zhvillohen edhe ndeshje futbollit me tifozë.   

Gjithashtu kishat qëndrojnë të hapura duke pritur Pashkët Ortodokse më 19 prill.

Askush nuk do të vdesë nga koronavirusi në vendin tonë. Unë e deklaroj publikisht një gjë të tillë. Ne kemi gjetur tashmë kombinime të ilaçeve për të shpëtuar njerëzit”, shprehet Lukashenko.Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 2,919 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 29 vdekje në Bjellorusi.

Por, sipas Lukashenkos vdekjet janë rezultat i gjendjes së rënduar shëndetësore të tilla si sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Prandaj, unë them që asnjë person i vetëm nuk vdes thjesht nga koronavirusi.”

Ai ka inkurajuar njerëzit që të mbajnë një qëndrim pozitiv.

Nëse një person rezulton pozitiv, ai do të mbetet i shëndetshëm” tha Lukashenko, siç citohet nga agjencia shtetërore BelTA.

Komentet e tij erdhën pasi OBSH i kërkoi këtë fundjavë Bjellorusisë që të forcojë masat për të luftuar pandeminë, e cila po hynte në një fazë të re “shqetësuese” në shtetin prej 9 milionësh të Evropës Lindore. Lukashenko ka thënë vazhdimisht se është më i shqetësuar për gjendjen e ekonomisë sesa për koronavirusin.

Nga ana e saj, Ministria e shëndetësisë ka inkurajuar qytetarët që të zvogëlojnë kontaktin mes njëri-tjetrit, por mediat shtetërore të kontrolluara nga Lukashenko e kanë ironizuar paralajmërimin e Ministrisë së Shëndetësisë.Lukashenko tha se pika e kthesës në betejën kundër koronavirusit do të vijë një javë pas Pashkëve Ortodokse. Ai vazhdon të luajë hokej mbi akull para spektatorëve bjellorusë./Përshtati nga Daily Mail për Fjala.al, B. Quku/

Të fundit

Milani dorëzohet, Tare shet yllin e ekipit për 65 mln euro para Botërorit të klubeve

Tijjani Reijnders e ka të ardhmen në Premier League. Manchester City e kërkon me ngulm mesfushorin e Milanit dhe...

Kodi i fshehur i veshjes: Çfarë s’duhet të vishni kurrë gjatë një udhëtimi me avion

Ish-stjuardesa Barbara Bacilieri, e cila u bë e njohur si YouTuber (Barbie Bac), ka ndarë një informacion mjaft të dobishëm sa i përket udhëtimeve,...

Trump kërcënon me tarifa 25% për iPhone-t që nuk prodhohen në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po rekomandon një tarifë prej 50% për të gjitha mallrat nga Bashkimi Evropian që importohen në...

Bombarduesit amerikanë B-52H zbarkojnë në bazën ajrore të Morón

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur bombarduesit strategjikë B-52H Stratofortress në bazën ajrore të Morón, në Sevilje, në kuadër të misionit Bomber Task...

Tentoi të vriste kushëririn në bashkëpunim me vëllanë, në pranga 32-vjeçari

jë 32- vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi dyshohet se së bashku me vëllain e tij një vit më parë në lagjen...

Lajme të tjera

Web TV