Shënohet rasti i parë i transmetimit të koronavirusit nga një person i vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tajlanda ka raportuar rastin e parë fatal të transmetimit të koronavirusit të ri nga një pacient i vdekur te një ekzaminues mjekësor, një konstatim që ekspertët thonë se shton shqetësime për sigurinë në morg dhe punëtorët e agjencive funerale.

Ky është raportimi i parë në botë që koronavirusi, COVID-19 ka shkaktuar vdekje në personelin e një njësie të Mjekësisë Ligjore, i cili besohet se është infektuar nga një pacient i vdekur” shkruhej në Gazetën ‘Forenzikë dhe Mjekësi Ligjore’ ditën e dielë.

Organizatat shëndetësore, përfshirë OBSH-në, kanë bërë thirrje që personat që merren me trupat e pajetë të jenë të kujdesshmë, sepse ende nuk dihet plotësisht se si transmetohet virusi i ri.

“Profesionistët e forenzikës duhet të veshin rroba mbrojtëse, doreza, syze mbrojtëse dhe maskë. Procedura e dezinfektimit që zbatohet në dhomat e operacionit mund të përdoret edhe në repartin e forenzikës”, thuhet në një lajmërim.

“Jo vetëm ekzaminuesit mjekësorë, por teknikët e morgut dhe njerëzit në shtëpitë e varrimit duhet të bëjnë kujdesshëm,” tha Angelique Corthals, një profesor i patologjisë në Kolegjin John JAY të Drejtësisë Penale të CUNY.

“Është një shqetësim i vërtetë.”, tha ajo.

Dihet shumë pak se për sa kohë koronavirusi i ri mund të mbijetojë në trupat e vdekur ose nëse kufomat mund të jenë ngjitëse për njerëzit që i trajtojnë ato.

“Autopsitë dhe hetimet pasuese paraqesin rreziqe reale që të kontratojnë COVID-19”, tha ajo.

“Ne duhet të kujdesemi për njerëzit që kujdesen për të vdekurit.”

“Aktualisht, nuk ka të dhëna për numrin e saktë të kufomave nga COVID-19 pasi nuk është një praktikë rutinore të ekzaminohet për COVID-19 trupat e vdekur në Tajlandë.”

“Nga stafi kërkohet kujdes i veçantë sidomos nga kontakti i mundshëm me lëngjët trupore të viktimave.”, tha Corthals.

Lexo edhe :  Gazeta gjermane kritikon Trump: Plani i tij është fitorja e Putin

Tajlanda ka raportuar vetëm 2,579 raste, megjithëse ishte një nga vendet më të hershme që raportoi koronaviurusin jashtë Kinës. Vdekja e anëtarit të ekipit mjekoligjor ishte vetëm rasti i dytë i raportuar në mesin e personelit mjekësor në Tajlandë që nga 20 mars./ Burimi: Buzzfeed News Përshtati: Fjala.al

R.G

Të fundit

Dështon për herë të tetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Për të tetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare,...

Të rinj dhe të “pamatur” në timon?/ Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

Të rinjtë shpesh etiketohen si “të pamatur” në timon, por të dhënat e INSTAT për muajin mars 2025 tregojnë një tjetër realitet: më shumë...

Kontrata e lobimit/ As oligarkët rusë s’do paguanin 6 mln dollarë për të hequr ‘njollën’!

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka reaguar sërish për kontratën e lobimit të PD në SHBA, me një shifër marramendëse prej 6 milionë dollarë të cilat duhet...

‘Qyteti i humbur’ nën oqean është ndryshe nga çdo gjë që kemi parë ndonjëherë!

I vendosur afër majës së një mali nënujor në perëndim të Ridge Mid-Atlantic shtrihet një peizazh misterioz dhe mbresëlënës – Qyteti i Humbur. E...

FSHF s’u beson gjyqtarëve nga Shqipëria për ‘Final 4’/ Dy arbitra nga Evropa ‘në garë’

Superliga shqiptare e futbollit është në fazën e "Final 4", mini-turneut që do vendos edhe skuadrën kampione. Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani do garojnë mes...

Lajme të tjera

Web TV