Çfarë e shkaktoi rënien nga qielli të mbi 120 zogjve në Zvicër?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 120 zogj ranë nga qielli në Thurgau dhe ngordhën. Shumë njerëz kanë spekuluar për shkakun e këtij fenomeni të cilin e lidhin me antenat 5G.

Është dhe mbetet një rast misterioz, ku rreth 120 zogj të ngordhur u gjetën në Triboltingen, Zvicër më 29 Shkurt. Zogjtë e ngordhur ndodheshin në anë të rrugës dhe padyshim kishin rënë nga qielli sikur të ishin gurë. Ajo që shkaktoi vdekjen e zogjve është ende e paqartë dhe sot e ksaj dite. Këta zogj karakteristik për këtë rajon, quhen yje apo yjorë.

Studimet në Universitetin e Bern, kanë treguar se zogjtë kishin një frakturë të kafkës dhe gjakderdhje nga mushkëri. Livio Rey nga Stacioni Ornitologjik Sempach shpjegon: “Këto dëmtime zakonisht ndodhin kur zogjtë kanë një përplasje”. Ekspertët e tjerë të shpendëve thonë se mund të ketë ndodhur një përplasje me një automjet ose një ndërtesë dhe kjo konsiderohet si shkak real i mundshëm për ngordhjen e tyre.

Po 5G a mund të konsiderohet si shkak?

Një numër i konsiderueshëm i njerëzve besojnë se është faji i njeriut që zogjtë ngordhin. Këta zogj mund ti përkasin një tufe prej dhjetëra mijëra të tillëve, që kanë krijuar foletë e tyre në anën tjetër të Liqenit të Konstancës. E përdorimi i pesticideve të ndryshme nëpër pemë apo rrezatimi i antenave 5G mund të jetë shkak serioz i humbjes së qindra e mijërave zogjve.

“Por, asnjë zog i vogël i dërguar në laborator nga qendra ornitologjike nuk është zbuluar se është helmuar nga pesticidet. Kjo ka më shumë të ngjarë të ndodhë tek zogjtë grabitqarë. Se shpesh janë grupe të tilla zogjsh (të quajtur yje) që gjenden të vdekura për shkak të natyrës biologjike të tyre. Ata shpesh rrijnë në gëmusha të dendura dhe afër njerëzve. Dhe kjo është arsyeja pse mund të ndodhë që mbi 100 zogj të fluturojnë në një kamion”, sqaron Livio Rey, studiues i zogjve.

Lexo edhe :  E gjithë godina e “përpirë” nga flakët, pamje nga tragjedia me 50 viktima në Irak

Rrezatimi i padëmshëm

‘Yjorët’ e ngordhur gjithashtu janë gjetur në anë të rrugës në vendet e tjera. Rreth 300 zogjë u gjetën të ngordhur në Hagë në vitin 2018. Edhe atje, rrezatimi 5G u spekulua si shkaku i vdekjes. Sidoqoftë, doli që zogjtë vdiqën pasi hanin manaferra që nuk duhej ti hanin.

Rey e konsideron rrezatimin nga një antenë 5G si të pamundur shkakun e ngordhjes së tufës së zogjve yjorë në Triboltingen, bazuar në informacionet që ai i ka në dispozicion.

Gjithashtu ai thotë se nuk ka antenë në fshatin ku ka ndodhur dhe gjithashtu as në afërsi të tij. Edhe ekspertët e mbrojtjes nga rrezatimi nuk besojnë se 5G është fatale. Rrezatimi është i padëmshëm tha Martin Röösli, një epidemiolog mjedisor në Universitetin e Bazelit, për gazetën Die Zeit.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV