Gati hapja e shkollave. Merkel-gjermanëve: Sukses i brishtë; duhet të mbani maska

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë publike planet për të lehtësuar ngadalë kufizimet e vendosura për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Rregullat e distancës sociale do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri në 3 maj, ndërkohë që Merkel rekomandoi fuqimisht që njerëzit të mbajnë maska për fytyrën kur dalin në publik.

Por që nga java e ardhshme dyqanet me një madhësi të caktuar (800 metra) mund të hapnin dyert. Dhe shkollat do të fillojnë të rihapen nga 4 maji, me përparësi për studentët që kanë provime.

Merkel tha që vendi kishte arritur “sukses të brishtë” përmes masave të rrepta kufizuese.

Kancelarja tha se vendi “duhet të përqendrohet dhe të vazhdojë përpara”, duke shtuar se “nuk ka shumë hapësirë për manovrim”.

Tregtarët e makinave, dyqanet e biçikletave dhe dyqanet e librave mund të rihapen të gjithë, pavarësisht nga madhësia e tyre. Parukeritë do të lejohen të hapin dyert e tyre nga 4 maji, me kusht që të respektojnë masat e rrepta të higjenës.

Por heqja totale e masave kufizuese është shumë larg. Kancelarja rekomandoi me forcë që njerëzit të mbajnë maska mbrojtëse për fytyrën gjatë blerjes dhe teksa përdorin transportin publik, duke thënë se kjo “do të ndihmojë në mbrojtjen e njerëzve të tjerë”.

Organizimet e mëdha publike do të qëndrojnë të ndaluara deri më 31 gusht. Baret, kafenetë, restorantet, kinematë dhe vendet e muzikës do të mbeten të mbyllura.

127,584 është numri i personave të infektuar me COVID-19 në Gjermani, ndërsa janë regjistruar 3,254 vdekje.

Të fundit

‘Burgu 313’ voton Ilir Metën, kreu i PL merr 58 vota

Janë publikuar edhe votat për kandidatët në burgjet e vendit tonë. Ndër të tjera, është bërë publike dhe vota e...

Samiti në Tiranë/ Çfarë është Komuniteti Politik Europian?

Komuniteti Politik Europian (KPE) është një platformë ndërqeveritare e iniciuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, më 9 maj 2022, në Strasburg. Ai nuk...

Mrekullia elektorale e Ramës ka një emër…

Nga Blendi Kajsiu Menjëherë pas katastrofës elektorale të PD-së më 11 maj, propaganda berishiste filloi të shfajësonte Berishën për këtë humbje. Sipas saj fitorja e...

KQZ thirrje partive politike të nxisin komisionerët të përfundojnë numërimin e votave

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u bën thirrje partive politike që kanë anëtarë në KZAZ dhe në GNV të nxisin numëruesit dhe komisionerët...

PD ankimoi vendimin e KAS, Kolegji Zgjedhor merr nesër vendimin për votat e Greqisë

Kolegji Zgjedhor pritet të marrë ditën e nesërme një venim në lidhje me akimimin e Partisë Demokratike, sa i përket vendimit të KAS për...

Lajme të tjera

Web TV