Trump përdor OBSH si “kokë turku”, për të fshehur keqmenaxhimin e krizës së Covid-19 në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Julian Borger “The Guardian”

Pezullimi nga Donald Trumpi i fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë në kulmin e një pandemie, përbën konfirmimin se presidenti amerikan, është në kërkim të një preteksti për të shmangur vëmendjen nga reagimi shumë i vonuar dhe kaotik i administratës së tij ndaj krizës së Covid-19.

SHBA-ja është donatorja më i madhe e OBSH-së, me mbi 400 milionë dollarë në vit. Edhe pse në fakt, ka aktualisht 200 milionë dollarë të papaguara. Teorikisht Shtëpia e Bardhë, nuk mund t’i bllokojë fondet e dhëna ndaj institucioneve ndërkombëtare me miratimin e Kongresit.

Por administrata Trump, e ka gjetur mënyrën si të shmangë pengesa të tilla kushtetuese për çështje të tjera. Për shembull duke mos arritur shpërndajë fondet, apo duke vendosur sanksione. Financimi mund të shmanget edhe zyrtarisht. Por kjo gjë kjo do të kërkonte miratimin e Senatit.

“Çfarëdolloj forme që të marrë, ky është një vendim thellësisht dritëshkurtër dhe i rrezikshëm në çdo kohë, lëre më pastaj gjatë një pandemie”- thotë Aleksandra Felan, asistent profesore në Qendrën për Shkencën Globale të Shëndetit dhe Sigurisë në Universitetin Xhorxhtaun.

“Është një vendim i çuditshëm, që do të jetë shumë i dëmshëm për shëndetin publik global”- shprehet Gavin Jamej, drejtor i qendrës së Universitetit Djuk për ndikimin e politikave në shëndetin global. ”Me këtë lëvizje, Trump po përpiqet të shmangë vëmëndjen nga gabimet e tij, që kanë çuar në reagimin më të keq të një qeverie ndaj krizës së tij Covid-19”-shton ai.

Në përgjithësi, zyrtarët e shëndetit publik bien dakord se përgjigjja e OBSH-së ndaj pandemisë nuk ka qenë e përsosur. Por ajo është shumë më e përmirësuar, krahasuar me reagimin e mefshtë të organizatës përballë epidemisë së Ebolës në vitin 2014. Dhe në tërësi, ajo e menaxhuar krizën e Covid-19 shumë më mirë se sa SHBA-ja.

OBSH dha alarmin për epideminë në Vuhan më 5 janar të këtij viti, dhe nga data 7 janar ka informuar rregullisht zyrtarët e shëndetit publik në SHBA dhe qeveritë e tjera kombëtare mbi përhapjen e sëmundjes. Më 9 janar, OBSH u shpërndau vendeve anëtare udhëzime për vlerësimin dhe marrjen e masave të parë përballë këtij rreziku.

Trump dhe mbështetësit e tij, u fokusuan në një postim të 14 janarit të OBSH-së në rrjetet sociale, sipas të cilit studimet paraprake të kinezëve, sugjeronin se nuk kishte “asnjë provë të qartë” të transmetimit të virusit nga njeriu tek njeriu.

Ndërsa OBSH-ja ishte e detyruar të raportonte gjetjet e fundit të një shteti anëtar mbi burimin e epidemisë, zyrtarët e saj u thanë homologëve të tyre në njoftimet e datave 10 dhe 11 janar, dhe e informuan median më 14 janar, se transmetimi midis njerëzve ishte ende një mundësi e madhe, duke pasur parasysh përvojën e epidemive të koronavirusëve të dikurshëm.

Në këtë kuadër, ata miratuan dhe nxitën marrjen e masave të duhura paraprake. Më 23 janar, OBSH, e përditësoi postimin e saj në Tuiter për kërcënimin nga koronavirusit, duke konfirmuar transmetimin e virusit midis njerëzve, dhe paralajmëruar se rreziku global ishte tepër i lartë.

Lexo edhe :  Washington DC/ Më 24 dhjetor 1851 digjet Biblioteka e Kongresit

Një javë më vonë, ajo shpalli zyrtarisht emergjencën shëndetësore globale. Duke njoftuar shkurtimin e fondeve të martën, Trump e akuzoi OBSH se dështoi të dërgojë ekspertët e saj në burimin e epidemisë për të mbledhur mostra. Në fakt, Pekini e pengoi vizitën e një delegacioni të OBSH-së në Vuhan në javët e para të epidemisë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Gebrejesus, shkoi në Pekin dhe takoi presidentin kinez Xi Jinping më 29 janar, për të kërkuar hyrjen e ekspertëve të organizatës, dhe shkëmbimin e informacionit. Një ekip i OBSH-së u lejua të vizitojë Vuhanin vetëm më 22 shkurt.

Gebrejesus është kritikuar për lëvdatat që ka bërë ndaj Xi-së, dhe përgjigjes së autoriteteve kineze ndaj krizës, duke harruar pengesat dhe çensurën e Pekinit ndaj kësaj ngjarje. Ata që e mbrojtën, thanë se një diplomaci e tillë ishte “çmimi” i hyrjes në Vuhan. Por edhe vetë Trump e ka lajkatuar presidentin kinez.

Më 24 janar, presidenti amerikan shkroi në Tuiter:”Kina ka punuar shumë për të frenuar koronavirusin. Shtetet e Bashkuara, vlerësojnë shumë përpjekjet dhe transparencën e saj”.

Pohimi se vonesa në marrjen e mostrave nga OBSH-së, e dobësoi reagimin ndërkombëtar është gjithashtu i rremë.

Shkencëtarët kinezë, bënë publike sekuencën gjenetike të Covid-19 që më 11 janar. Në fillim të shkurtit OBSH shpërndau teste për Covid-19 në të gjithë botën, por qeveria amerikane zgjodhi të mos i pranonte. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, prodhuan testin e tyre, por ai pati probleme, dhe u detyrua të pësonte modifikime.

SHBA-ja do të niste testimet reale më shumë se 6 javë më vonë, në krahasim me pjesën tjetër të botës. Praktikisht në shkurt në SHBA nuk po kryheshin testime, dhe Trump supozoi se vendi i tij kishte shpëtuar disi nga kjo sëmundje. Ai ndryshoi qasje ndaj OBSH-së, vetëm gjatë javës së kaluar, kur po shfaqeshin në media raporte të shumta mbi reagimin shumë të keq të administratës së tij përballë pandemisë.

Bllokimi i fondeve amerikane ndaj OBSH, ka të ngjarë të kompensohet nga vendet e tjera, të cilët kanë shprehur gati njëzëri besim tek organizata, duke e rritur mbështetjen e tyre financiare. Për shembull, Britani ka njoftuar dhënien e 200 milionë paundëve shtesë për përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar pandeminë, nga të cilat 65 milionë shkojnë për OBSH-në.

Se sa efekt pozitive do të ketë kjo “kokë turku”, tek shanset e Trumpit për të fituar zgjedhjet presidenciale në nëntor të këtij viti, kjo është e pamundur që të parashikohet. Por nuk ka dyshime, se në skenën botërore, ky gjest do të shihet si një hap tjetër i përshpejtuar i dorëheqjes së SHBA-së nga udhëheqja globale./S.T/Fjala.al

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV