Rrezikoi jetën e policëve, Apeli lë në shtëpi ish-efektivin e policisë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Gjykata liron një tjetër person i cili gjerndej në Apel për tu gjykuar për një sërë akuzash. Më saktë ishe aty për masën e sigurisë, masë që iu ka ndryshuar, nga ajo me burg pa afat në arrest shtëpie. Bëhet fjalë për një personazh të njohur për shkak të përfshirjeje në një tjetër ngjarje të rëndë ndodhur pak vite më parë, ndërkohë që arrestimi i para një muaji ishte thuajse ndër të parët arrestime pas nisjes së masave drastike për shkak të përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Kështu gjykata e Apelit Tiranë vendos të lërë në masën “arrest shtëpie” Mirsad Kuçanën, ish-efektivin e policisë, i cili u arrestuar më 17 mars pasi theu karantinën dhe lëvizte me shpejtësi me makinë duke goditur dy mjete policie. Ish-polici, ndodhej në një makinë tip “BMW” me targa të huaja, bashkë me të vëllanë, E. Kuçana dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Ai u pikas nga patrulla e Policisë Rrugore në autostradën Tiranë-Durrës, ku edhe iu bë me shenjë që të ndalonte.

Por ai ka shtuar shpejtësinë, duke goditur dy mjete të Policisë Rrugore dhe duke rrezikuar jetën e efektivëve. Pranë Vorës, Kuçana ka braktisur mjetin dhe është larguar në këmbë bashkë me të vëllanë, por është kapur dhe prangosur. Gjatë kontrollit, të riut iu gjetën edhe 12400 franga zvicerane, një thikë dhe disa karta banke zvicerane, në emrin e tij.Djali nga Tropoja në fakt është i njohur edhe për disa ngjarje të tjera që lidhen me akte të rënda kriminale. Edhe pse asnjëherë nuk iu vërtetua ngjarja e rëndë e një vrasjeje në Linza, emri dhe pamja e Kuçanës në vendin e krimit u bënë faktike nga prania e një kamere në parkingun e lokalit në të cilin kishin drekuar.

Lexo edhe :  Berati dhe Korça në zi/ Dëgjohen kambanat e vajtimit për vdekjen e Kryepeshkopit

Rreth 5 vite më parë Kuçana u akuzua nga prokuroria si një ndër personat që ekzekutuan Enton Nikën, ngjarje e ndodhur në vitin 2015 në restorant “Muraga” në Linzë. Por më pas gjykata e Tiranës e dënoi atë me vetëm 1.4 vite burg për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”. Ky vendim është hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit Tiranë, duke i dhënë pafajësinë Kuçanës.

Kuçana mësohet se ka qenë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit prej vitit 2009, kur ai mbaroi Akademinë e Policisë e deri në fillim të vitit 2015. Menjëherë, pas kursit 6-mujor të policisë, Kuçana u emërua në Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit nr. 2, detyrë të cilën e mbajti deri në nëntor të 2013-s. Më vonë ai u transferua në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit, ku edhe atje ka qenë me të njëjtën detyrë, në Patrullën e Përgjithshme. Kuçana ishte larguar nga policia dhe punonte si bodyguard në klubet e natës dhe si roje sigurie në një ambjent lojërash fati në Tiranë.

 

Të fundit

Omerta, mit apo realitet?/ A mundet mafia të ekzistojë pa ‘kodin e heshtjes’?

Në ruajtje të anonimatit, Toto, siciliani që shoqëron gazetarin Sokol Balla, në udhëtimin përgjatë Corleones, flet edhe për kodin...

Kush po i mbron kriminelët? Vetting zbulon rolin e kreut të Prokurorisë së Lezhës

EMISIONI VETTING “Mbrojtja” e kriminelëve kundra Policisë së Shtetit Vitet e fundit Lezha ka qenë nën ndikimin e grupeve kriminale, të cilat kanë ndikuar në trajektoren...

Berati qarku pa vrasje në 2024, Proda lë porositë për zgjedhjet e 11 majit

Drejtori i Përgjithshëm i policisë ishte sot në Drejtorinë e policisë së Beratit për analizën vjetore. Kërkon zbardhjen e ngjarjeve të vjetra. Kujdes me...

7 erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar…

Zbuloni erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar dhe nxisin mushkëritë e shëndetshme! Nenexhiku Përbërësi kryesor i nenexhikut është mentoli, i cili relakson muskujt...

Vrasja e 38-vjeçarit që dogji Kuranin/ Arrestohen 5 persona

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se vrasja e një aktivisti anti-islamik vetëm disa orë përpara se një vendim gjyqi do të duhej të enjten...

Lajme të tjera

Web TV