“Shqipërisë i duhet një numër më i madh testimesh. I duhet një strategji e re”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk mund të shuash zjarrin nëse nuk di ku është vatra. Ky është krahasimi që Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, bën për situatën ku ndodhet vendi në përballjen me koronavirusin. Kryeopozitari ka theksuar sot se Shqipëria ka nevojë për një strategji të re për të dalë nga izolimi, por kjo nuk mund të arrihet me këtë numër të vogël testimesh që po kryhen.

“Shqipërisë i duhet një numër shumë më i madh testimesh. I duhet një strategji e re. Nuk mund të dalësh nga një zjarr i madh me sy të mbyllur dhe pa e ditur ku janë vatrat e zjarrit. Hapi i parë i planit të daljes nga situata është rritja e numrit të testimeve”, deklaroi Basha.

Sipas Bashës, është e pamundur që njerëzit të mbahen në shtëpi pa plan dhe është e pamundur të kemi një plan me nivelin aktual të testimeve.

“Kjo përbën një pengesë për qeverinë që të hartojë një plan për daljen nga situata”, shtoi ai.

Basha tha se spekulimi që po bëhet do na kushtojë jetë, shëndet dhe ekonomi.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV