Silva Bino: Nuk ka te prekur me Covid-19 në burgje, as në atë të Reçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Drejtoresha e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, i është përgjigjur sot pyetjeve të drejtuara nga gazetarët ku ka mohuar të ketë të prekur me COVID-19 në burgun e Reçit. Sipas Binos nuk ka asnjë të burgosur në Shqipëri me koronavirus, por staf të burgut po, ashtu siç është raportuar më parë. Sakaq Bino pranoi se ka të prekur në fshatrat e Tiranës, por numrat nuk janë të shumtë.A ka burgosur me COVID-19, sidomos në burgun e Reçit?

Jo nuk asnjë të burgosur të sëmurë me Covid-19 as në burgun e Reçit dhe në asnjë burg në vendin tonë.

Po personel të burgut, a ka të infektuar?

Kemi patur të infektuar nga personali në burgje, siç e kemi njoftuar më parë, por nuk ka ndryshime në numër.

Sa kushton një test? Sa tampone janë marrë që nga fillimi dhe me çfarë procedure?

Ne kemi patur tampona që në fillim dhe kite e gen për teste me PSA, pra testin molekular me këtë virus, pasi jemi përgatitur që kur filloi sëmundja në Kinë. Më pas janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë.

Cilat janë vatrat e nxehta në Tiranë dhe a ka të infektuar në fshatrat e Tiranës?

Unë nuk mund të flas për vatra në nxehta. Ne e thyejmë konceptin vatër pasi në kemi kryesisht në familje. Janë të lidhur me grupe familjesh. Ka pasur edhe në fshatrat e Tiranës por jo me një numër të lartë rastesh.

Të fundit

Tarifat ndaj Kinës, Apple do të investojë 500 miliardë dollarë në SHBA

Gjigandi i teknologjisë, Apple njoftoi planet për investime në ekonominë amerikane që kapin shifrën e 500 miliardë dollarëve gjatë...

Nga shefa krimesh në burg, “SKY ECC” i nxori zbuluar në grupet e trafikut të kanabisit

Gjykata e Posaçme vendosi të lërë në fuqi masat e sigurisë “arrest në burg” të caktuara në mungesë për shefat e krimeve të policisë...

Shembet skela teksa punonte, plagoset rëndë punonjësi në Durrës

Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas shembjes së një skele gjatë rikonstruksionit të një godine në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në...

Panairi i turizmit në Gjermani, flet përfaqësuesi i ITB: Në Shqipëri mësova mikpritjen

Në ceremoninë e hapjes së panairit të turizmit në Berlin ku kryefjalë do jetë Shqipëria, mbajti fjalën e tij një nga përfaqësuesit i ITB Berilin...

Nis ceremonia e Panairit të Berlinit, Shqipëria nderohet me çeljen e eventit

Berlin- Nis ceremonia e hapjes ITB Berlin 2025, ku Shqipëria turistike po i flet sot (3 mars) botës nga Gjermania, në Panairin e Turizmit. Vendi...

Lajme të tjera

Web TV