Gjatë komunikimit të zhvilluar para pak minutave në video-live në “Facebook” kryeministri Edi Rama bëri me dije se duke filluar nga sot pasdite deri të hënën nuk do të lejohen lëvizje.
Rama theksoi se nga nesër në orën 11 paradite pensionistët mund të dalin të marrin ajër por të shoqëruar nga vetëm një person dhe duke mbajtur distancën.
“Nesër duke qenë se gjithçka është e mbyllur, pensionistët, mund të dalin. As për vizita, as për dominio, por për ajrosje. Deri në 11 të paradites dhe jo më shume se me nje person, po duke ruajtur distancën”,-tha Edi Rama./Fjala.al/