Kjo është komuna shqiptare që është izoluar 100 % nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertët kanë konstatuar së fundmi se komuna e Tuzit në Mal të Zi është vendi i  vetëm në botë që ka arritur izolim 100% ndaj koronavirusi. Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj komune Nik Gjeloshaj.

Ai deklaroi se për 3 javë, asnjë qytetar i Tuzit nuk ka dalë nga banesa. Dhe kjo ka bërë, që prej 10 ditësh në komunën me 15 mijë banorë, të mos shënohet asnjë rast i ri.

“Në Tuz kishim masa ekstreme. Sipas ekspertëve kemi qenë vendi i vetëm në botë, 100 për qind të izoluar. Krejt komuna, secila shtëpi, secili qytetar nuk kanë dalë prej shtëpie dhe për tri javë të plota qytetarët tanë kanë qëndruar në shtëpitë e tyre 24 orë . Komuna ka mundësuar gjërat elementare për jetesën, kemi dërguar çdo ditë në shtëpitë e tyre ushqime dhe ilaçe me vullnetarët. Plot 21 ditë ka qenë në karantinë komuna e Tuzit. Në filim ishim komuna më e prekur, për dy tre ditë në komunën me 15 mijë banorë, u evidentuan 36 raste. I morëm këto masa dhe kemi 10 ditë pa asnjë rast të ri të dhe kemi tani 12 të shëruar. Pas 21 ditë ja dolëm që të ndalim numrin, por s’kemi hapur asnjë shitore, asnjë karburant, vetëm vullnetarët. Statistikat ishim shumë të rrezikshme”, u shpreh Gjeloshaj për emisionin Opinion.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV