Manastirliu nxjerr foton nga spitali i Traumës: Njihuni me sakrificën e mjekëve shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto nga spitali i Traumës sipas së cilës, janë kryer më shumë se 450 ndërhyrje kirurgjikale dhe rreth 4 mijë vizita në urgjencë.

Përmes një postimi në  Facebook, Manastirliu nënvizon se 450 ndërhyrjet kirurgjikale urgjente janë kryer gjatë muajit të fundit edhe pse vendi po përballet me një situatë të vështirë si koronavirusi.

Ajo ka publikuar edhe një foto, ku mjekët e këtij spitali po kryenin një operacion.

“#Vijon puna pa u ndalur në spitalin universitar të #Traumës, ku janë përqendruar ndërhyrjet urgjente kirurgjikale në këtë situatë të pazakontë.

Me masa të përforcuara, me mjetet e mbrojtjes personale, stafi mjekësor i spitalit të Traumës, ka përballuar më shumë se 450 ndërhyrje kirurgjikale urgjente në muajin e fundit dhe rreth 4 mijë vizita në urgjencë. n#BASHKË #ShëndetësiaNëGatishmëri” , shprehet Manasitirliu.

Shqipëria vijon luftën me COVID-19. Në të gjithë vendin janë prekur nga COVID-19 539 persona, pas 21 rasteve të identifikuar 24 orët e fundit dhe janë shënuar 26 viktima. Numri i personave që kanë arritur të mposhtin koronavirusin ka shkuar në 283, ndërkohë që akualisht në spitale ndodhen 43 pacientë të shtruar, mes tyre 4 janë të intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Të fundit

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë…

Në një takim të zhvilluar kwtw tw hwnw në Britaninë e Madhe me kryeministrin britanik Keir Starmer, Presidenti i...

Daja i Endrit Shabanit bëhet ‘ekspert ligjesh’, letër KQZ-së: Mos prano dorëheqjet!

Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, i cili ishte renditur i nënti në listën e mbyllur të kolicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Qarkun Tiranë,...

20 mln euro, Granit Xhaka rikthehet në Premier League

Granit Xhaka bën rikthimin e bujshëm në Premier League, por këtë herë jo me Arsenal. Mesfushori shqiptar ka vendosur të mbyllë aventurën me Leverkusen,...

Kompanitë e basteve befasojnë Vllazninë, kuotat e konsiderojnë jashtë Evropës

Vllaznia do të përballet me Vikingurin këtë të enjte. Ndeshja në Islandë do të nisë në orën 20:45. Kompanitë e basteve kanë publikuar kuotat e...

Dalin detajet: gafa nga SPAK, u arrestua “fukarai” në vend të Ilir Lloshit

Gazetari Fatmir Popja ka treguar historinë e Ilir Lloshit, një qytetari të thjeshtë dhe fukara nga Elbasani, i cili u arrestua ditë më parë...

Lajme të tjera

Web TV