Nëse frikësoheni nga koronavirusi mund të prekeni nga kjo sëmundje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertë të ndryshëm kanë paralajmëruar njerëzit se pandemia e koronavirusit mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin mendor.

Sipas tyre frika nga koronavirusi mund të çojë në sëmundjen e shëndetit mendor, në një kohë që miliarda njerëz luftojnë për të përballuar jetesën në izolim dhe momentet e ankthit.

Në një punim shkencor të botuar në Lancet Psychiatry, 24 specialistë kanë bërë apel mbi ndikimin negativ që mund të ketë për shëndetin mendor të njerëzve.

Ndërkaq, dy sondazhe të realizuara në Britaninë e Madhe, treguan se shumica e njerëzve të anketuar kishin përjetuar ankth dhe frikë të përkeqësimit të shëndetit mendor, që nga momenti i shpërthimit të koronavirusit, shkruan “The Ecologist” duke iu referuar botimit të Lancet Psychiatry.

‘Si rezultatit i koronavirusit, ne të gjithë po përballemi me një pasiguri dhe ndryshime të mëdha në mënyrën e jetesës,’– tha Emily Holmes nga departamenti i psikologjisë i Universitetit Uppsala.

“Sondazhet tona tregojnë se këto ndryshime tashmë kanë një ndikim të konsiderueshëm në shëndetin tonë mendor.”

Studimet mbi ndikimin e shëndetit mendor nga shpërthimet e mëparshme të sëmundjeve, të tilla si SARS në fillim të viteve 2000, treguan një rritje të rasteve të vetëvrasjeve dhe numrit të punonjësve të kujdesit shëndetësor me shqetësime emocionale.

Të fundit

Mbetet e hapur lufta për titull në Serie A, Napoli mposht Milanin në “Maradona Stadium”

Napoli i Antonio Contes, triumfoi me rezultatin 2 me 1 ndaj Milanit, në supersfidën e vlefshme për javën e...

Suksesi ekonomik i Kroacisë maskon problemet e reformës

Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjera në bllokun prej 27 anëtarësh. Vendi...

JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

Michael Waltz, këshilltari i lartë i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, mund ta shohë veten të “zhdukur” nga kabineti i Donald Trump, pas një...

Shqipëria po “ushqehet” me mendimet e botës

Shqipëria gjithnjë e më shumë po huazon dije nga shkrimtarë të huaj. Në vitin e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të...

Gati ndërtimi i urës mbi lumin Bunë- Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë. Marrëveshja për ndërtimin...

Lajme të tjera

Web TV