Plas keq në qytet/ Koronavirusi bën ‘hatanë’ në Shkodër

Qyteti i Shkodrës i cili është shndërruar në vatrën më të nxehtë të infeksionit të koronavirusit vijon të shënojë raste të reja me covid-19.

Kështu janë konfirmuar 10 persona të tjerë me koronavirus. 4 nga 10 personat e konfirmuar me Covid-19, janë nga familja Hoxha në lagjen “Xhabije”. Ndërsa dy të tjerë, rezultojnë të jenë punonjës në një fasoneri në Shkodër.

Deri më tani numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 539, ku 26 persona kanë ndërruar jetë, dhe  283 persona janë shëruar.

LEXO EDHE: 

Shkon në 539 numri i personave me Covid-19 në Shqipëri