SHBA ka shtuar fondet për Shqipërinë si ndihmë në luftën kundër pandemisë COVID-19. Ambasada Amerikanë në Tiranë bën me dije se këto fonde do të vazhdojnë ndihmën në pajisjen e laboratorëve, rritjen e mundësive të zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të rreziqeve e më shumë.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, ka miratuar fonde shtesë për Shqipërinë në ndihmë të luftës kundër pandemisë COVID-19. Këto fonde do të vazhdojnë ndihmën në pajisjen e laboratorëve, rritjen e mundësive të zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të rreziqeve e më shumë. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në ndihmë totale”, thuhet në reagimin e Ambasadës.
5080 teste të realizuara, Shqipëria renditet e fundit në rajon. 230 është numri i rasteve aktive me koronavirus në vend, 26 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që 283 pacientë janë shëruar.