COVID-19/ Suedia mbron qasjen e saj, bazohet tek marrja e sa më shumë rrezeve të diellit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria suedeze ka reaguar ndaj kritikave për vendimin e saj për të shmangur masat e rrepta, që synojnë parandalimin e Covid-19. ”Është një mit që jeta vazhdon normalisht në Suedi”- u tha gazetarëve ministrja e Jashtme, Ana Lind, duke theksuar se shumë pjesë të shoqërisë janë mbyllur, dhe se si rezultat i pandemisë, bizneset po shkojnë drejt falimentimit.

Baret, dyqanet dhe shkolla vazhdojnë që të jenë ende të hapura në Suedi, por qeveria ka ndaluar grumbullimin e më shumë se 50 personave, si dhe vizitat në azilet e pleqve.

Suedia ka regjistruar 1.333 vdekje, në një popullsi prej 10 milionë banorësh. Kreu i agjencisë së shëndetit publik, Johan Karlson, tha se Suedia po mbështetet në përgjegjësinë personale të qytetarëve, kështu që “të gjithë qytetarët duhet të zbatojnë ligjin dhe rekomandimet”.

Deputetët miratuan të enjten një ligj, që i jep mundësi qeverisë të përforcojë masat gjatë javëve të ardhshme, me mbylljen e bizneseve, kufizimin e tubimeve publike, dhe mbylljen e aeroporteve. Ekspertët janë të ndarë, për sa i përket qasjes së qeverisë suedeze, por sondazhet tregojnë që ajo është popullore për publikun, raporton korrespondetja e BBC nga Stokholmi, Medi Sevixh. Ndërkohë ministrat e kabinetit, nuk kanë bërë të ditur asgjë për ndonjë bllokim të afërt.

S.T

Të fundit

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent që na vjen nga zhvillimi...

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4%...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Lajme të tjera

Web TV