Video/ Vajza e El Chapos u dhuron pako me ushqime të varfërve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vajza e Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán u shfaq në një transmetim të drejtpërdrejtë në ‘Facebook’ të martën duke paketuar kuti me ushqime dhe ilaçe për të moshuarit gjatë pandemisë së koronaviursit në Meksikë.

Alejandrina Gisselle Guzmán e shoqëruar nga anëtarë të kartelit, vizitoi lagje të ndryshme të varfëra për të ofruar ndihmë në të gjithë zonën e Guadalajara.

Pakot e shpërndara nëpër Guadalahar mbanin fotografinë e El Chapos ashtu sikurse edhe maskat mbrojtëse.

“Kam kënaqësinë t’ju vizitojë dhe t’ju sjell dhuratat nga El Chapo”, shkruante ajo krahas videos.

Qëllimi kryesor i Guzmán ishte të shpërndante sa më shumë ushqime për të moshuarit të cilët janë dhe më të ekspozuar ndaj krizës aktuale.

Guzmán i bërë thirrje publikut të shpërndajë informacionin e kontaktit te çdo person i moshuar, i cili ka nevojë për ndihmë, pasi ajo do të ofrojë ndihmën e nevojshme për këdo që ka vërtetë nevojë.

“Ne ju lutemi, t’na drejtoni tek njerëzit që me të vërtetë kanë nevojë për ndihmë, të cilët nuk kanë mbështetje themelore të qeverisë, as nga familja dhe as nipërit e mbesat”, tha Guzmán.

El Chapo është duke vuajtur dënim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara për trafik droge, por gjatë periudhës si udhëheqës i kartelës së Sinaloas, ai ishte i njohur për bamirësitë e tija masive ndaj të varfërve, sidomos në vendlindjen e tij./ Burimi: Daily Mail Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV