Zgjidhet misteri/Ja pse jugu i Italisë i rezistoi më shumë koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga vendet më të goditura nga koronavirusi në Evropë, Italia, pësoi një tragjedi të vërtetë, ku zona e vdekjeve është Lombardia.

Nga ana tjetër, edhe jugu i Italisë, që pritej të goditej keq nga koronavirusi është më pak i godituri.

Ekspertët kanë një shpjegim për këtë rast dhe ata përmendin tre faktorë.

Sipas ekspertëve e gjitha ndodhi pasi ata u përgatitën me kohë, si dhe për shkak të mënyrës së jetesës që e bëjnë italianët në jug të vendit.

Megjithëse ambulancat dhe spitalet në jug të vendit kanë një infrastrukturë dhe organizim shëndetësor më të dobët, përhapja e koronavirusit në rajonet e jugut të Italisë numri i të prekurve dhe të vdekurve është shumë herë më i vogël  krahasuar me veriun e vendit.

Arsyeja e parë është pothuajse evidente: Rajoni Campania ka pasur rastin mundësinë të ndërmarrë veprimet e duhura sa i përket masave mbrojtëse shumë kohë më parë pasi ndryshe nga veriu i Italisë, në këtë rajon koronavirusi ka mbërritur shumë më vonë.

Gjithashtu, këtu qëndron edhe zotësia e mjekëve të Campanias, të cilët me profesionalizmin dhe aftësitë e tyre të jashtëzakonshme në përballimin e situatave të rënda kanë qenë thelbësore.

Mjekët në Campania pothuajse çdo ditë (jo vetëm gjatë kohës së krizës së coronavirusit) janë të detyruar të punojnë në kushte jo të sigurta dhe të vështira, të ballafaqohen me mungesë të shtretërve dhe me sulme të kohëpaskohshme të familjarëve të pacientëve.

Kjo përvojë u ka mundësuar personelit mjekësor në jug të Italisë që të mos gjunjëzohen para pandemisë, por të organizohen mirë dhe të menaxhojnë mirë situatën sa i përket mungesës së shtretërve.

Një faktor tjetër është edhe lidhja shumë e ngushtë mes anëtarëve të familjes në Campania, gjë që dallon shumë prej atyre në veri. Në këtë vend rrallë herë të moshuarit dërgohen në azile.

Lexo edhe :  Jamie Lee Curtis kundër kirurgjisë kozmetike: Një brez grash që kanë shpërfytyruar veten

Prindërit, gjyshërit dhe gjyshet vazhdojnë të jetojnë me fëmijët dhe nipat e mbesat. Kjo ka parandaluar vdekjet te të moshuarit, ndryshe nga veriu.

Të fundit

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato...

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

Paradoksi i reagimit opozitar kundër projekt Kodit të ri Penal

Nga Mero Baze Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si “Komisioni Xhafa”, gjithë kritikat e...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Lajme të tjera

Web TV