Mbipopullohen plazhet në Florida, pasi lehtësohen disa kufizime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plazhet në Xheksonvil të Floridës në SHBA, u rihapën mbrëmjen e të premtes, kur zyrtarët lehtësuan masat e distancimit social, gjë që shkaktoi një mbipopullim të vijës bregdetare. Banorëve iu tha se ata duhet të respektonin masat e distancimin shoqëror, dhe të shkonin në plazh vetëm për “aktivitete thelbësore”.

Kryetari e bashkisë së Xheksonvil Leni Kuri deklaroi:”Ky mund të jetë fillimi i rrugës drejt rikthimit në jetën normale. Ju lutemi respektojini dhe ndiqini këto kufizime. Qëndroni brenda udhëzimeve për sigurinë tuaj, si dhe atë të fqinjëve tuaj”.

Sipas ‘news4jax.com’, turma njerëzish nisën të brohorisnin, kur barrierat e hyrjes në plazh u hoqën në orën 5 të pasdites së djeshme në plazhet e oqeanit atlantik në Xheksonvil dhe Neptun, teksa mijëra pushues u “derdhën” në rërë.

Një avion u vërejt duke fluturuar sipër plazhit, me një mesazh për plazhistët që thoshte:”Bëj pjesën tënde. Qëndro 2 metra larg. Ndihmo në mbajtjen hapur të plazheve”. Foto dhe pamje video të Jacksonville Beach, treguan turma të mëdha njerëzish që shijoin pak ajër të pastër, gjë që nxiti disa banorë vendas ta cilësojnë si “idiot” këtë veprim.

Televizioni CBS, raporton se aktivitetet e lejuara në plazhin e Xhenksonvil janë:ecja dhe vrapimi; shëtitja me biçikletë; peshkimi; shëtitja me qen (që lejohet gjatë gjithë orëve që plazhet janë të hapura); noti; sërfi; dhe pjesëmarrja në aktivitete rekreative në përputhje me udhëzimet sociale.

Ndërkohë të ndaluara janë marrja e rrezeve të diellit; përdorimi i peshqirëve dhe mbulesave në rërë; karrigeve; termusëve; grilave për gatim; zhytja në plazh; dhe grubullimi në grupe më të mëdha se 10 persona.

Plazhet në këtë zonë, të cilat ishin mbyllur që nga data 20 mars, do të jenë të hapura nga ora 6 deri në 11 të mëngjesit, dhe nga ora 5 deri në në mbrëmje, por do të mbyllen për pjetën tjetër të kohës. Vendimi për rihapjen e plazheve, erdhi pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri me dije disa udhëzime të reja për rihapjen me faza të ekonomisë së vendit, për të cilën ai i përfundimisht fjalën e fundit zyrtarëve vendorë.

Lexo edhe :  Studimi/ Mënyra e jetesës pas të 50-ave përcakton vdekjen

Sipas “The Ëashington Post”, Trump u tha guvernatorëve përmes telefonatës se vendimet janë në dorën e tyre. Duke folur gjatë një konference për shtyp ai u shpreh:”Siç e kam thënë disa herë, mbyllja e plotë e vendit, nuk është një zgjidhje e qëndrueshme afatgjatë. Për të ruajtur shëndetin e qytetarëve tanë, ne duhet të ruajmë edhe shëndetin dhe funksionimin e ekonomisë sonë”. S.T

Të fundit

Rama nis nga Milano fushatën për integrimin europian: Mos e çoni votën në kënetë

Kryeministri Edi Rama e nisi nga Milano fushatën elektorale, ku i bëri thirrje emigrantëve të votojnë për Partinë Socialiste...

Berisha merr LaCivita: 11 maji si një pikë kthese historike për vendin

Në të njëjtën ditë, dy liderët politikë shqiptarë ndodheshin në Itali për të takuar emigrantët. Ish- kryeministri Sali Berisha ishte me shqiptarët e Brescia...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Parashikohet një ditë disi e mbytur për ju, ku pozitiviteti dhe negativiteti do të jenë në luftë me njëra tjetrën. Përpiquni të gjykoni me...

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në Chisinau të Moldavisë më 11.04.2025. Astrit...

Lajme të tjera

Web TV