Tepelenë/I vihet flaka tyrbes në Teqenë e Turanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fshatin e Krahës në Tepelenë ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku është tentuar të digjet tyrbja e Turanit dhe mezari i Baba Jonuz Gjiririt.

Nga ana e tij, Dervish Mikeli ka dënuar aktin dhe e ka cilësuar atë si tepër të rëndë dhe që bie ndesh me çdo parim të islamit, fe që predikon paqen e tolerancën.

Goditja e këtij kulti fetar të kujton periudhën e regjimit komunist kur në vitet 1967-1968 u u shkatërruan të gjitha kultet fetare në vend, ku një ndër to ka qenë edhe tyrbja e Turanit. Ndërsa besimi fetar u ndalua me ligj.Postimi i Dervish Mikelit:

E drejta jote e ka kufirin aty ku shkelet kufiri i te drejtes time .Dje ne dat 17,4,2020, disa injorant qe nuk kane fe tentuan te digjnin Tyrben dhe Mezarin e Baba Jonuz Gjiritit ne fshatin Krahes te Tepelenes. I bejme thirrje institucioneve te shtetit te vene dore e te hetojne per kete ngjarje e cila eshte ne dem te komunitetit dhe prishjes se harmonise, nje vlere kjo e rralle dhe shembull per mbare boten. Kjo ngjarje sipas mendimit tim nuk ka te beje thjesht me djegjen e ketij objekti kulti por fsheh ne brendesine e saj nje sere problemesh te demshme te cilat jane si me poshte:

1.Prishja e harmonise

2.Dhunimi i te drejtes

3.Urrejtje e objekteve te kultit

4.Radikalizem

5.Prishje e objektit te vendprehjes

6.Cenim banese etj.

Zoti ne Kuranin Famelarte thote: Ne Fe nuk ka dhune ,eshte ndare e verteta nga e pa verteta .Ata qe ne emer te ‘Zotit’ dhunojne, djegin, vrasin e terrorizojne nuk kane vend ne Meshiren e Krijuesit te gjithesise .Profeti Muhamed Paqja e Zotit qofte mbi Te ka thene: Nje fetar i prishur prish nje mije te tjere, prane ketyre mos rrini se prishet bota. Zot mbaju doren te prishurve qe nuk dine te ndreqin.

Të fundit

BE identifikon 7 vende të sigurta për azilkërkuesit, përfshihen shtetet kandidate

Bashkimi Evropian ka identifikuar 7 vende që i konsideron vende të sigurta origjine, në kuadër të propozimeve për përshpejtimin...

Stacionet e plazhit, nis faza e dytë e aplikimit

Nisin aplikimet e fazës së dytë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi për sezonin turistik veror 2025. Sipas njoftimit të ministrisë së turizmiti dhe...

Mot i keq në Italinë veriore, disa rajone mund të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Një valë e madhe e motit të keq po godet rajonin e Piemontes, me kryeqytet Torinon. Mëngjesin e sotëm lumi Po ka dalë nga...

Të shtëna me armë zjarri në Universitetin Shtetëror të Floridës, 4 persona të plagosur

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mesditën e sotme në kampusin e Universiteti Shtetëror të Floridës, sipas burimeve lokale të zbatimit të ligjit. Forcat...

Iu refuzua kërkesa në rendin e ditës, FSHF bojkoton Asamblenë e Përgjithshme të KOKSH

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të KOKSH, që do të...

Lajme të tjera

Web TV