Zyrtare/ Sezoni i Premier League do të mbyllet brenda qershorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Premier League qëndron e bashkuar në misionin për të mbyllur sezonin e ndërprerë për shkak të pandemisë së Coronavirus.

Konfirmimi ka ardhur pas mbledhjes me video-konferencë të përfaqësueseve të 20 klubeve të kampionatit elitar anglez.
Tema kryesore kishte të bënte me afatet kohore të planit për të finalizuar sezonin. Objektiv është që gjithçka të përfundojë deri në fund të qershorit.

Skuadrat duhet të përballojnë një tur-force me dy ose tre ndeshje në javë, ndërsa klubet kanë rënë dakord për anulimin e sfidave të prapambetura. Nga mbledhja e fundit e klubeve të Premier League ka dalë edhe një datë për rinisjen e kampionatit.

Sipas planit, që sigurisht duhet të marrë miratimin e autoriteteve sanitare dhe qeverisë angleze, futbolli do të kthehet në fushë në datën 8 qershor. Nuk përbën më lajm se të gjitha ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e zhvillimit të tyre në pak stadiume.

Ndërkohë, më parë skuadrat duhet të kthehen të stërviten. Sipas mediave britanike, në siguri të plotë dhe duke respektuar protokollet anitare, futbollistët mund të nisin përgatitjet në datën 11 maj./BW/

Të fundit

Parashikimi përgjatë javës, si pritet të ndryshojnë temperaturat

Meteorologu Hakil Osmani në parashikimin e motit përgjatë javës theksoi se vendi ynë gjatë ditës së sotme do të...

Charli XCX dhe Sabrina Carpenter fitojnë për herë të parë Grammy

Charli XCX po shkon në ceremoninë e 67-të të Grammy Awards sonte si fitues për herë të parë. “Brat”, albumi i saj i gjashtë në studio, mori...

Pas Sali Berishës, edhe Monika Kryemadhi nuk paraqitet në SPAK!Deputetja e PL-së në SHBA

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi nuk është paraqitur ditën e sotme në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj saj. Raportohet...

Gerta i hedh alkool në sy Gjestit! Zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother”

Në dasmën e Jozit dhe Loredanës, ndodhi një incident i papritur që trazoi atmosferën në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Gerta Gixhari, në një...

Pakënaqësi të mëdha me doganat e reja amerikane

Në Kanada, Meksikë, Kinë por edhe në Bashkimin Evropian reagimet janë negative ndaj vendimit të presidenti Donald Trump për të rritur tarifat doganore ndaj disa vendeve. Trump ka rritur doganat...

Lajme të tjera

Web TV