Festa e Pashkës, Janullatus me meshë të boshatisur: Nuk mund të lejojmë që virusi të na gjunjëzojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë sot festën e Pashkës, ringjalljen e Jezu Krishtit.

Për shkak të pandemisë COVID-19, mesha u mbajt pa praninë e besimtarëve në Katedralen Ortodokse ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë , Anastas Janullatos, në mesazhin drejtuat besimtarëve ortodoksë tha se kjo pandemi nuk duhet të na frikësojë dhe gjunjëzojë, por të gjithë së bashku me solidaritet dhe besim do të mposhtim këtë frikë që ka pushtuar gjithë botën.

“Ne nuk duhet të lejojmë që COVID-19 të na gjunjëzojë, por të mbështesim njëri-tjetrin me fjalë dhe veprime të thjeshta. Nuk duhet të kufizohemi vetëm duke mbështetur familjen tonë, por ta zgjerojmë edhe te miqtë si afër dhe larg nesh. Sivjet le të transmetojmë dritën e shpresës dhe të mos pasjes frikë në mungesë të dritës nga një llambadarë tek tjetri”, tha Janullatos.

Festa e Pashkëve cilësohet si një nga festat më të rëndësishme për besimtarët ortodoksë, sepse Krishti rikthehet përsëri në jetë.

Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Të fundit

Çdo të ndodhë me TikTok? Trump: Jemi në bisedime me 4 grupe që duan ta blejnë

Uashingtoni është në bisedime me katër grupe të interesuara për të blerë platformën TikTok. Kështu ka deklaruar sot Presidenti...

Dy kushtet e ruses që “nuk u plotësuan” në dasmën e saj me korçarin

Nga një vajzë ruse, Elizabeta Biba tashmë është një nuse shqiptare. E martuar me një djalë nga Korça, në studion e “Aldo Morning Show”...

“Listat nga Rama, të pritshme”/ Meçe: I qartë në të gjitha lëvizjet që bën

Analisti Arben Meçe thotë se ishte e pritshme deklarata e kryeministrit Edi Rama, se të vjetrit në PS do jenë në lista të hapura. Në...

Non-grata edhe në Shqipëri…

Nga Artur Ajazi Në 11 Maj, Berisha me votën e mbi 1 milion shqiptarëve, do të shpallet “non-grata” edhe nga vendi i tij. Thirrja për nxënësit...

Kujdes me njeriun e poshtëruar!

Nga Minella Aleksi I pashpresë dhe i pafuqi, këtë herë me ndihmën e magjistarit më të madh të fushatave elektorale amerikane, LaCivita kërkon të bëhet...

Lajme të tjera

Web TV