“Po shihja fundin”, mjeku belg tregon luftën me Covid-19 pasi u zgjua nga koma

Belgian doctor Antoine Sassine, urologist at Chirec Delta Hospital, who survived the coronavirus (COVID-19) disease after 6 weeks in the intensive care unit and 3.5 weeks in a coma is helped by his wife Alexandra as he leaves the hospital in Brussels, Belgium, April 19, 2020. REUTERS/Yves Herman

Një mjek nga Belgjika ka treguar luftën dhe tmerrin që ka parë nga koronavirusi.

Pasi i mbijetoi sëmundjes së rrezikshme, 58-vjeçari i cili kishte dalë nga kujdesi intensiv pas tre javësh në gjendje kome, ka treguar për të githë se sa të vështirë e kishte pasur që të mposhte sëmundjen.

“Po shihja fundin tim, mendova se do të vdisja dhe nuk do të zgjohesha kurrë.” tha Antoine Sassine nga dhoma e tij në spitalin Delta Chirec të Brukselit, ku ai punonte.

Sassine dhe ekipi i tij u diagnostikuan të gjithë me Covid-19 dhe ai u pranua në njësinë e kujdesit intensiv kur simptomat u përkeqësuan.

Ai ndodhej në gjendje kome të induktuar, por thotë se ishte në dijeni të dëshirës së tij për të luftuar sëmundjen dhe se ai kishte pasur vizione edhe për babanë e tij të ndjerë.

“Pashë babanë tim, i cili vdiq katër vjet më parë. Fola me të. ”-tha mjeku për mediat vendase.

Më tej ai shtoi se kur u zgjua dhe pa fytyrat e miqve, ai moment ishte gëzimi më i madh.

“Gëzimi im më i madh ishte kur u zgjova dhe pashë fytyrat e miqve të mi, ishte e papërshkrueshme.”,- u shpreh Sassine./Fjala.al/