Krujë/ Theu karantinën e ushtroi dhunë ndaj policisë, arrestohet 32- vjeçari nga Hasi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 32- vjeçar është arrestuar ditë e sotme në Krujë, pasi kishte dalë pa autorizim kishte kundërshtuar dhe ushtraur dhunë ndaj policisë.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet G.S, nga Hasi. Personi në fjalë është kontrolluar nga Policët ku është konstatuar se ai nuk kishte as autorizim dhe as mjet identifikimi.

Njoftimi i Policisë:

Lëviste pa autorizim për këmbësorët dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, vihet në pranga 32-vjeçari nga Hasi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për zbatimin e masave, me qëlllim parandalimin e përhapjes së COVID -19, gjatë kontrollit për autorizimin përkatës të lëvizjes për këmbësorët, kanë ndaluar për kontroll të lejes së daljes, shtetasin G. S.

Ky shtetas nuk ishte i pajisur as me autorizim, as me dokument identifikimi dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë për të verifikuar gjeneralitetet, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 32 vjeç, banues në Has, i cili pretendonte se kishte ardhur te disa njerëz të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./Fjala.al/

Të fundit

Rama “tubim” në Athinë mes tensionit dhe kundërshtive

Kryeministri Edi Rama do të mbajë takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi, në masa të forta sigurie,...

Dorival publikon listën e Brazilit për Kupën e Amerikës, mbeten jashtë emra të bujshëm

Publikohet lista e kombëtares së Brazilit për Kupën e Amerikës, që do të organizohet në SHBA, në periudhën 20 qershor-14 korrik. Trajneri Dorival Junior ka...

Horoskopi ditor, e Shtunë 11 Maj 2024

Dashi Ka shume mundësi qe yjet te nxitin debatet ne çift gjate kësaj dite. Do kërkoni gjithë kohës te dale e juaja dhe partneri nuk...

E kemi ditur gabim! Ja sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë shqiptare mund ta përdorë një...

Lajme të tjera

Web TV