Rama: Do hapen biznese të tjera më 27 prill ose 3 maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar të gjithë qytetarërve që të verifikojnë nëse bizneset e tyre janë pjesë e listës që do të hapën nesër, pasi nëse nuk janë pjesë e listës atëherë është një shkelje ligjore.

Nga nesër do të lejohen të gjitha bizneset që merren me instalime elektrike, hidraulike, dhe disa specialitete të tjera të ndërtimit. Dyqanet e shitjes së luleve, byrektoret, fast-food, kancelaritë, kioskat ku lejohet shitja e gazetave, gjithashtu hapen nga e hëna. Gjithashtu, pjesë e listës së bizneseve që do të jenë hapur janë edhe tregjet me shumicë dhe pakicë të mallrave elektronikë, elektroshtëpiakeve, ushqimorë, e bujqësorë.

Gjithashtu kryeministri Rama ka shkruar se duke parë dhe ecurinë ndaj Covid-19 më 27 prill ose 3 maj mund të hapen dhe një kategori tjetër biznesesh të cilët janë mbyllur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Postimi i plotë:

? KUJDES! ? KONSTATOJMË SE KA DYQANE JOUSHQIMORE QË LAJMËROJNË HAPJE PËR NESËR! HAP I NXITUAR NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN ÇDO HAPJE E PAMIRATUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

? BIZNESET E LEJUARA, NË BAZË TË URDHËRIT TË MINISTRES SË SHËNDETËSISË PËR JAVËN E ARDHSHME (20-26 PRILL), JANË TË PUBLIKUARA NË PORTALIN E-ALBANIA, SË BASHKU ME PROTOKOLLET PËRKATËSE TË SIGURISË SHËNDETËSORE.

? HAPJA E ÇDO AKTIVITETI TJETËR JASHTË ASAJ LISTE TË MIRATUAR ËSHTË E KUNDËRLIGJSHME. E-ALBANIA DO TË KETË GATI NGA SOT NË MBRËMJE EDHE LEJEN PËR USHTRIM AKTIVITETI NË BAZË TË LISTËS SË MIRATUAR, TË CILËN ÇDO BIZNES DUHET TA DISPONOJË NGA E MARTA E TUTJE PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË VET.

? JU LUTEM VERIFIKONI në faqen e e-albania nëse biznesi juaj mund të hapet nesër?

*duke parë ecurinë e përballjes me Armikun e Padukshëm, do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme (27 PRILL – 3 MAJ)

Të fundit

Vrau 34-vjeçarin pasi i dhunuan prindërit, autori i krimit mbërrin në gjykatë!

Ka mbërritur në Gjykatë për njohjen me masën e sigurisë, Ylber Jaku, autori i dyshuar i vrasjes së 34-vjeçarit...

Çfarë është Giro d’Italia, si lindi idea dhe sa para marrin fituesit?

Ka nisur Giro d’Italia 2025, një nga garat më të mëdha dhe më prestigjioze të çiklizmit botëror. Kjo garë u krijua si iniciativë nga...

Vodhi 5 dyqane, arrestohet hajduti serial në Tiranë

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pas dyshohet se ka kryer 6 v vjedhje/tentativa për vjedhje të dyqaneve, të kryera...

Eksperti i punësimit: Profesionet që iu paguajnë më mirë sot janë këto

Eksperti i punësimit, Arbër Xhihani, ka qenë së fundmi i ftuar në “Live From Tirana”, ku ka zbuluar se cilat janë punët më të...

Marrëdhëniet Trump-Netanyahu në krizë, si po rrezikohet aleanca mes dy vendeve

Izraeli është i shqetësuar për lëvizjet e fundit të Presidentit Trump, të cilat sugjerojnë një distancim nga “vijat e kuqe” të Izraelit dhe, po...

Lajme të tjera

Web TV