Video/ Basha propozon planin me 5 pika të daljes nga emergjenca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video me një plan propozimi për daljen nga emergjenca. Sipas Bashës vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson indetifikimin e të prekurve dhe frenon përhapjen e virusit.

5 pikat e planit të Bashës janë: sa më shumë testime; gjurmim i burimit dhe kontakteve të të prekurve; mbështetje për shëndetësinë duke i siguruar mjetet dhe paisjet për personelin; matjet dhe menaxhimi i situatës dhe tranzicioni drejt hapjes së ekonomisë

PLANI I BASHËS

Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton qindra herë më shumë se rritja e numrit të testimeve.

5 PIKAT E PLANIT

PLANI I DALJES NGA EMERGJENCA

1. SA MË SHUMË TESTIME
Sa më shumë persona të testuar, aq më shpejt identifikohen të prekurit dhe ndalohet përhapja e COVID-19. Bllokimi i ekonomisë dhe popullsia në karantinë kanë kosto shumë më të lartë sesa testimi i qytetarëve.

2. GJURMIMI I BURIMIT DHE I KONTAKTEVE
Duhet bërë gjurmim i plotë i burimit dhe i kontakteve të të prekurit. Testimi i mjekëve, policëve e personave në vijën e parë. Kjo kërkon burime njerëzore, trajnimin dhe përdorimin e kapaciteteve lokale shëndetësore.

3. MBËSHTETJE PËR SHËNDETËSINË
Të sigurojmë mjetet dhe pajisjet për personelin shëndetësor. Të garantojmë që kapacitetet tona shëndetësore të përballojnë fluksin e personave që kanë nevojë për trajtim.

4.MATJET DHE MENAXHIMI I SITUATËS
Duhet një sistem i saktë i matjes së impaktit që kanë masat e marra.
Nëse ne e dimë çfarë impakti kanë ato – ulin, mbajnë konstant apo rrisin numrin e të infektuarve -atëherë do të kemi mundësi të reagojmë menjëherë në menaxhimin e situatës, duke i shtrënguar apo lehtësuar më shumë masat e marra.

Lexo edhe :  Reforma e administratës publike, po bëhen gati detajet e fundit

5.TRANZICIONI DREJT HAPJES SË EKONOMISË
Rifillimi kërkon përshtatjen me realitetin e ri. Qytetarët dhe bizneset do duhet të mësohen të funksionojnë në kushtet e distancës 1,5 m.
Sa më shpejt të adoptohet kjo mënyrë e re aq më shpejt mund të rifillojë ekonomia dhe të reduktohet karantina. Qeveria duhet të mbështesë me fonde dhe lehtësira mënyrën e re të funksionimit të ekonomisë.

Të fundit

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Vëllezër për armët, Koreja e Veriut shton ndihmat për Rusinë

Edhe para samitit të Alaskës, Putini ishte siguruar për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake nga diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. A dëshiron...

Perez nis planet për 2026: “prenoton” një yll nga PSG dhe një nga Liverpool

Real Madrid ka plane të mëdha për merkaton e vitit të ardhshëm. Florentino Perez ka piketuar që tani lojtarët që kërkon në verën 2026. Marca...

Lajme të tjera

Web TV