Koronavirusi/Trump ‘sulmon’ myslimanët: Gjatë Ramazanit xhamitë duhet të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka lëshuar një numër deklaratash, ku shumica e tyre kanë rezultuar të pavenda.

Kush mund ta harrojë kurën ndaj koronavirusit që ai propozoi pak kohë më parë, por që tani po rezulton një dështim.

Këtë radhë Trump ka marrë në shenjestër myslimanët duke thënë se xhamitë duhet të marrin trajtim të veçantë gjatë muajit të Ramazanit.

Komentet e tij rrezikojnë të nxisin islamofobi përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili do të mbahet nga 23 prilli deri në 23 maj, shkruan Business Insider. 

Myslimanët nga ana tjetër do të duhet ta kalojnë muajin e Ramazanit në shtëpitë e tyre përballë situatës së vështirë të krijuar nga koronavirusi, dhe në disa raste në xhami. Për këtë çështje, Trump riktheu në vëmendje autorin konservator Paul Sperry, i cili shkroi, “Le të shohim nëse autoritetet  do të zbatojnë urdhrin e distancimit social për xhamitë gjatë Ramazanit ashtu siç bënë me kishat gjatë Pashkëve”.


Trump iu është përgjigjur gazetarëve se “Ju e dini, unë fola me udhëheqësit fetarë dhe njerëzit që duan të shkojnë në duan xhami. Ata i duan xhamitë! Dhe unë jam në favor të kësaj. Por unë do të thosha se mund të ketë një ndryshim. Dhe ne duhet të shohim se çfarë do të ndodhë. Sepse kam parë një pabarazi të madhe në këtë vend”.

Sipas tij, “Ata që shkojnë në kisha nuk priren të shkojnë në xhami.  Dhe unë nuk dua që ata të shkojnë në xhami! Por unë dua të shoh se çfarë se çfarë do të bëjnë ata. Trump nuk dha detaje të mëtejshme se përse po fliste konkretisht , duke i lënë reporterët të analizonin fjalitë e tij të paqarta dhe kontradiktore.

Lexo edhe :  ALARMANTE! Mos i konsumoni këto turshi, mund të shkaktojnë edhe vdekjen...

Mesa duket Trump po përpiqet të përdorë myslimanët si një shëlbim, edhe pse këta të fundit po përgatiten për ndryshime të mëdha përgjatë Ramazanit.

Këshilli Fiqh i Amerikës së Veriut, një organ studiues nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, deklaroi se “[xhamitë] dhe qendrat islamike do të ndjekin rreptësisht udhëzimet zyrtare të shëndetit dhe të shtetit sa i përket tubimeve dhe distancimit social.”

Kjo nuk është hera e parë që Trump ka amplifikon islamofobinë përmes Twitterit. Prillin e kaluar, Trump sulmoi Rep. Demokratik Ilhan Omar (Minn.) , ku në një prej fjalimeve të tij, Trump i ndërhyn me pamjet nga 11 shtatori.


Në përgjithësi, komentet e Trump janë pjesë e një tendence më të madhe të islamofobisë që zvarritet në retorikën e koronavirusit, shkruajnë mediat amerikane. /Përshtati nga Business Insider për Fjala.al, B.Quku

Të fundit

“Do të të jap shqelma b***ës!” Keqtrajtimi çnjerëzor nga familja e burrit: Më torturoi…

Hana ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, babain,  Rexhepin i cili e ka nxjerrë nga shtëpia. Sipas vajzës, e...

Largimi i fuqisë punëtore, ekspertët: Bizneset të ndryshojnë trajtimin ndaj stafit

Përveç kërkesave për azil në Europë, mijëra shqiptarë të tjerë kanë emigruar jashtë saj duke përdorur mënyra të tjera të ligjshme. Referuar të dhënave të...

Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake jep një orientim për temat...

Elbasani nis festimet për Ditën e Verës, një javë e mbushur me ngjyra, muzikë dhe traditë

Kryeqyteti i pranverës ka nisur sot festimet për Ditën e Verës, duke e kthyer qytetin në një skenë të gjallë plot muzikë, ngjyra dhe...

Redoni nxjerr blof produksionin e “BBV”, mohon dërgimin e mesazhit për Eglin

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania, Redoni ka folur për eksperiencën e tij në shtëpi dhe raportin me Eglin. Ai theksoi se për shkak...

Lajme të tjera

Web TV