Task Forcë për Covid-19, Rama: Mjek në çdo biznes me risk të lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha sot se brenda javës së ardhshme do të ngrihet një Tak Forcë që do të zbatojë protokollin për bizneset që do të lejohen të qëndrojnë të hapura.

Në një komunikim live në “Facebook”, Rama theksoi se do vendoset mjek në çdo biznes që ka risk të lartë, për t’u prekur nga koronavirusi.

“Një Task Forcë e cila do ta ketë bërthamën në kryeministri dhe më pas bashkiake dhe më pas grupe në territor që do të ndjekin nga afër ekzekutimin e standardeve të vendosura sipas protokolleve për ata që ushtrojnë aktivitetin në këto kohë. Po punojmë për të vendosur kategorinë e bizneseve që hyjnë në biznese me protokoll të kuq (risk i lartë), portokoll jeshil, ku risku është i ulët, dhe me protokoll të verdhë ku risku është mesatar. Do të vendosim një bluzë të bardhë, pra një person që do të ndjekë nga afër zbatimin pikë për pikë të protokollit në kohë reale, që të mos ketë asnjë cënim të zbatimin e rregullave, në bizneset me risk të lartë”, tha Rama./Fjala.al/

Të fundit

48-vjeçari që kultivoi kanabis në Krujë vihet në pranga, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Krujës ka goditur një tjetër rast të të kultivimit të bimëve narkotike, duke arrestuar një 48-vjeçar dhe...

‘Rrezikon’ mandatin e dytë në rast rinumërimi, Shehaj bën një kërkesë zyrtare

Partia “Mundësia”, mbasi ka siguruar dy mandate në Qarkun Tiranë, ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar njohjen si...

“I dashur Sali”, Rama i shkruan letër Berishës: Falë teje, Shqipëria bëhet mbretëri

I dashur Sali, Nuk gjej dot fjalët për të të shprehur mirënjohjen time për gjithçka që ke bërë në muajt e fundit. Pa ty, unë...

Del prapaskena: Elon Musk përdor ekstazi, kërpudha halucinogjene dhe ketaminë

Në muajt e kaluar përkrah Donald Trump, Elon Musk dyshohet se përdori narkotikë pavarësisht deklaratave të tij se ishte kundër drogave të paligjshme. New York...

Analizat finale: Fëmijët në Gramsh u helmuan nga salmonela në vezë

Helmimi i 17 fëmijëve në kopshtin e Gramshit rezulton se ka ndodhur për shkak të konsumimit të vezëve me salmonelë. Instituti i Sigurisë...

Lajme të tjera

Web TV