A do të ketë një valë të dytë koronavirusi? Tritan Kalo: Ja ç’na pret në shtator

Mjeku i njohur Tritan Kalo duke folur mbi situatën e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri theksoi se është i shqetësuar pasi personat e shëndetshëm do të infektohen nga ata të papërgjegjshmit.

Shqetësimi më i madh që kam tani është që hapja të bëhet gradualisht por sjellja e individëve të papërgjegjshëm do bëjë që me veprimet e tyre ta pësojnë njerëzit e përgjegjshëm”, tha mjeku Kalo për emisionin ‘Përballë’ në RTSH.

Mjeku Tritan Kalo u pyet edhe për një shqetësim tjetër që është ngritur në shumë vende të botës, mbi një valë të dytë koronavirusi dhe sa i përgatitur është Shqipëria për ta përballuar atë.

Kalo u përgjigj pozitivisht pasi sipas tij vendi nuk i ka shfrytëzuar të gjitha kapacitetet.

Jemi, se nuk janë shfrytëzuar strukturat e parapërgatitura nëse shtrihet një gjë e tillë. Rikthimi në shtator, ka diçka që luhatet por në shtator s’ka vetëm Covid nuk është vetëm gripi janë dhe viroza të tjera,” theksoi mjeku Kalo.