FOTO/ Hapi lokalin, arrestohet në flagranc 63-vjeçari. Ja çfarë iu gjet brenda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 63-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi ka thyer karantinën dhe ka hapur lokalin, ndërsa kjo gjë aktualisht është e ndaluar.

Shtetasi me inicialet F.M, banues në Panaja të Vlorës u arrestua në flagrancë në lokalin e tij, pasi iu gjet lënë narkotike prej 11 kg e 500 gr cannabis sativa si dhe një armë gjahu (teke) pa lejen e organeve kompetente, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Njoftimi i policisë

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar “Panaja”.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore Qendrore Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas ndjekjes me metoda proaktive, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Panaja”, në kuadër të të cilit u kap në flagrancë në lokalin e tij, shtetasi F. M., 63 vjeç, banues në Panaja, Vlorë.

Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi në fshatin Panaja, u gjet një sasi lënde narkotike prej 11 kg e 500 gr. cannabis sativa, si dhe një armë gjahu (teke) pa lejen e organeve kompetente, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Operacioni vijon për dokumentimin e plotë, si dhe për kapjen e personave të tjetër të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./Fjala.al/

Të fundit

“U ndava njëherë, të ndahem edhe me tjetrën?” 35-vjeçari s’largohet nga shtëpia e babait

Samiu ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” djalin e tij të vogël, Mariusin. Në insertin e rubrikës të së...

Projeksioni, si do të duket parlamenti i ardhshëm gjerman?

Kjo është një ide fillestare sesi zgjedhjet e sotme mund të kenë ndryshuar përbërjen e politikës gjermane. Seksioni i madh i ngjyrës blu të...

Tregu shqiptar i punës tërheq të huajt, rritet ndjeshëm numri i punësimeve

Jo vetëm të moshuarit, por edhe të rinj të huaj në forcë po pune po zgjedhin tregun shqiptar të punësimit, duke mbushur boshllëqet e...

E papritur! Pas daljes nga BBVA Livia bashkohet me Mevlanin? Detaji që i nxorri zbuluar

Menjëherë pas daljes së Livias, Mevlani ka fshirë të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram. Kjo përfshin jo vetëm fotot dhe videot...

SPD renditet e treta, reagon Scholz: Duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kreu i Social Demokratëve (SPD), thotë se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë e tij, pasi exit poll-et...

Lajme të tjera

Web TV