Përndoqi ish-bashkëshorten/Gjykata e Apelit merr vendimin për Klodian Duron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu si gjykata e shkallës së parë edhe gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin me masën “arrest shtëpie” për ish-futbollistin e kombëtares Klodian Duro i cili u akuzua se përndoqi ish-bashkëshorten.

Duro u arrestua më 24 mars, pasi u denoncua për përndjekje dhe dhunë nga ish-bashkëshortja. Gjyakata e Tiranës vendosi më 28 mars arrest shtëpie, ndërsa edhe Apeli ka lënë në fuqi të njëjtin vendim.

Sipas akuzës së ngritur ndaj Duros thuhet se mbrëmjen e 24 marsit, ish-lojtari i kombëtares kishte shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij, në ish-Bllok ku kishte filluar të godiste derën e saj.

Ajo i ka bërë thirrje Duros që të largohet, por ai refuzoi duke bërë që ish-bashkëshortja të telefonte policinë.

Nga ana tjetër sipas avokatit të Duros, ish-futbollisti kishte shkuar te banesa për të takuar të bijën  por kishte hasur në kundërshtimin e ish-bashkëshortes e cila e denoncoi për dhunë dhe përndjekje.

Tashmë Duro do të duhet ta kalojë dënimin në shtëpi, jo vetëm i karantinuar por edhe në arrest shtëpie.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV