“23 nga 25 lojtarë të sëmurë”, Inter reagon ndaj deklaratave të Lukakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i skuadrës së Interit, Romelo Lukaku tronditi të gjithë opinionin publik teksa tha se 23 nga 25 lojtarët e ekipit zikaltër ishin të sëmurë.

“Në janar, 23 nga 25 lojtarët ishin të sëmurë, kush e di nëse ishte coronavirus”-deklaroi Lukaku.

Megjithatë duket se zikaltërit nuk preferuan të reagojnë publikisht, të kritikojnë hapur sulmuesin belg për këtë deklaratë, por sipas “La Gazzetta dello Sport”, Inter i “tërhoqi veshin” Lukakut.

E përditshmja italiane theksoi se kjo deklaratë e Lukakut është shumë kontradiktore. Lukaku tha për 23 lojtarë të sëmurë pasi u rikthyen nga pushimet e Krishtlindjeve. Ndërsa nga 6 janari kur Inter zhvilloi ndeshjen e parë me Napolin kishte vetëm dy lojtarë në infermieri, Asamoah dhe D’Ambrosio, të dy të dëmtuar prej kohësh.

Nga viti 2020, në shtëpinë ziklatër zyrtarisht janë regjistruar vetëm 4 raste të sëmurë më grip. Ndërsa asnjë lojtar tjetër, asnjë drejtues, nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19 deri në fund të janarit./Fjala.al/

Të fundit

Të lumtur që po gjejnë avokatë për humbjen

Mero Baze Elmar Brok, një pensionist evropian që merr honorare nga bizneset afër Berishës në Hamburg për të ardhur në...

Liverpool përgatitet për festën e titullit, çmime stratosferike për ndeshjen me Tottenham

Liverpool do të përballet me Tottenham të dielën në “Anfield”, në ndeshjen e kampionatit. Për The Reds do të mjaftojë një pikë, për të...

Pezullohet nga detyra një polic në Shkodër, ja arsyeja (Emri)

Një efektiv policie në Shkodër është pezulluar nga detyra me vendim të drejtorit të Policisë vendore në atë qytet. Bëhet fjalë për punonjësin e Policisë...

Çfarë i solli LaCivita fushatës së PD? Floriana Garo tregon një ditë të Sali Berishës

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ishte e ftuar në “Of the Record” ku foli në lidhje fushatën elektorale të Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Teksa...

“Ka porositur të vetët të flasin për moshën time”/ Berisha sfidon Ramën nga Pogradeci

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë sot në prezantimin e kandidatëve të PD për deputetë në Pogradec, në kuadër të fushatës...

Lajme të tjera

Web TV