Burg kush shkel karantinën, Meta dekreton ligjin: Iniciativa e Qeverisë duhet mbështetur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të dekretojë ndryshimet në Kodin Penal, ku parashikohet burg për ata që shkelin karantinën. Në një dalje për mediat, Meta tha shpallja e ligjit u vlerësua e nevojshme në situatën pandemike që po kalon vendi ynë, për arsye se kohëzgjatja, pasojat, apo mundësia e ripërsëritjes së një situate të tillë, mbeten ende të paparashikueshme.

“Nisur nga këto zhvillime, nga kjo gjendje e fatkeqësisë natyrore në të cilën ndodhemi, por mbi të gjitha, për shkak të boshllëkut ligjor që ka Kodi Penal sa i përket trajtimit të veprimeve që kryhen me dashje dhe qëllimin kriminal për përhapjen e sëmundjeve infektive, Presidenti vlerëson se iniciativa e Kuvendit dhe Qeverisë që mbrojtja e shëndetit publik të garantohet edhe nga normat penale, përpos atyre administrative, duhet mbështetur”, theksoi Meta.

Gjithsesi, Presidenti kërkoi që në raste shkeljesh të tregohet kujdes dhe se personi që ka kryer shkeljen fillimisht duhet të dënohet me gjobë.

Në ndryshimet e reja parashikohet se, nëse një qytetar ndaj të cilit është dhënë më parë gjobë dhe përbën kundravajtje, atëhere dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg.

Kur kundravajtja është kryer në ushtrim të akvititetit tregtar dhe rrezikon shëndetin e njerëzve dënohet me gjobë ose 2 vjet burg.

Përhapja me dashje e sëmundje infektive dënohet me 2-5 vite burg.

Përhapja nga pakujdesia e sëmundjes infektive dënohet me gjobë ose 2 vite burg

Kur përhapja e sëmundjes infektive ka lënë pasoja të rrezikshme për jetën e njerëzve dënohet me 3-8 vite burg.

Të fundit

Re tymi toksik mbulojnë Elbasanin, zjarri në landfill aktiv prej më shumë se 10 orësh

Elbasani ka lënë pas një situatë të jashtëzakonshme emergjence të shkaktuar nga disa zjarre të fuqishme që përfshinë disa...

1 korrik 1871: Mbreti Victor Emmanuel II hyn në Romë, fundi i shtetit papnor

Më 1 korrik 1871, Mbreti Victor Emmanuel II i Italisë hyn zyrtarisht në Romë, duke e bërë atë kryeqytetin e ri të Mbretërisë së...

Një arsye e pacekur e mungesës së rotacionit politik

Nga Ylli Pata Vijimi i kësaj status quo-je politike në vend, në vend që ta pasurojë debatin politik, diskutimin pluralist, e ka pëqëndruar dhe polarizuar...

Vapa prish ekuilibrin e trupit, mjekët: Kujdes nga dehidratimi

Ditët e fundit vendi po përballet me temperatura ekstreme të cilat janë kthyer në një shqetësim serioz për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit dhe...

Situatë e rëndë nga moti i nxehtë në Francë, mbyllen mbi 1300 shkolla

Për shkak të nxehtit ekstrem në Francë, rreth 1 350 shkolla janë mbyllur plotësisht ose pjesërisht për një ditë. Agjencia meteorologjike franceze “Meteo France” njoftoi...

Lajme të tjera

Web TV