Covid-19/ Konfirmohen 25 raste të reja në Shqipëri, shkon në 634 totali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është rritur me 25 raste të reja numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë, duke e çuar totalin në 634 persona.

Në një komunikim për mediat të Zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacollit, mbi përditësimin e situatës është bërë me dije se vatra më e re e nxehtë në vend për momentin rezulton të jetë Kruja, aty ku infektimet kanë nisur në një fasoneri, e më pas janë përhapur nga një punëtor te tjetri si dhe tek të afërmit e tyre.

Rakacolli konfirmoi edhe viktimën e 27 nga Covid-19 në vend, i cili ishte një 71-vjeçar nga Durrësi që ndërroi jetë te “Shefqet Ndroqi”./Fjala.al/

Njoftimi i plotë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 25 raste të reja, shkon në 634 numri i të prekurve

Gjatë 24 orëve të fundit 1 qytetar ka humbur jetën nga COVID019. Shkon në 356 numri i të shëruarve. Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë aktualisht të shëruar.

Prof. Mira Rakacolli

Zv/ Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Në 24 orët që lamë pas rezultatet e situatës epidemiologjike janë si më poshtë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 252 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID19.

Vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar 18 raste pozitive, ndërsa rastet e tjera janë 3 në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin.

Deri në këto momente janë testuar 6269 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 634 raste.

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 71-vjeçar në spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ishte prej dy javësh i intubuar dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si (diabetik, kardiopat, ç’rregullime të ritmit kardiak dhe fibrilacion atrial). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë duke e çuar numrin e qytetarëve që kanë humbur betejën me këtë sëmundje në 27.

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 356.

Lexo edhe :  Dhunimi i djalit të ish-deputetit në Farkë, procedohet në gjendje të lirë 38-vjeçari

Rezulton se Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë aktualisht të shëruar.

Aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 33 të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në, Krujë, Tiranë, Elbasan, Shkodër, Kurbin.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 256 raste

– Durrës 42 raste

– Lushnje 6 raste

– Elbasan 18 raste

– Fier 36 raste

– Kavajë 9 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 19 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 100 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 raste

– Has 13 raste

– Krujë 58 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

– Mirditë 3 raste

– Kukës 11 rast

-Mallakastër 1 raste

– Kurbin 28 raste

Pavarësisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar.

Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.

Në kushtet e lirimit të disa masave, në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, sidomos distancimi fizik në rrugë, dyqane, ambiente punë dhe në mjetet e transportit pë rata që i përdorin për të arritur në vendet e punës.

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Të fundit

Këpucari shqiptar i Papës/ I dhuroi Françeskut një palë këpucë dhe e takoi atë në 2017

Një palë këpucë në thirrje të paqes. Të realizuara nga Petrit Kozeli si dhuratë për Papa Françeskun, që vijojë...

OBSH jep alarmin/ 1 në 4 të rinj europianë përdorues të alkoolit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për nivelin shqetësues të konsumit të alkoolit në Europë, veçanërisht tek të rinjtë. Sipas të dhënave...

Çfarë pritet të ndodhë me çmimet e iPhone

Apple planifikon të zhvendosë montimin e të gjithë iPhone-ve nga Kina në Indi në dritën e tensioneve të përshkallëzuara tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit,...

Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut

E mbajtur jashtë në Sheshin e Shën Pjetrit, mesha për udhëheqësin e ndjerë të Kishës Katolike u ndoq nga dhjetëra mijëra njerëz dhe më...

“Berisha nuk është kot në politikë prej kaq vitesh”/ Deputeti demokrat zbulon prapaskenat

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar një foto të...

Lajme të tjera

Web TV