Covid-19/ Tregtarët në Berat dalin në protestë për “pagën e luftës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tregtarët e Tregut Industrial në qytetin e Beratit protestuan ditën e sotme përpara baskisë, duke kërkuar pagën e luftës.

Përpara institucionit në fjalë ishin mbledhur rreth 30 qytetarë, të cilët pretendojnë se nuk kanë përfituar asnjë mbështetje financiare nga qeveria, edhe pse Tregu Industrial në Berat është mbyllur që në 12 Mars.

Ata kanë thënë se edhe pse kanë aplikuar, nuk janë përfshirë në bizneset që marrin pagën e luftës, sepse janë tregtarë ambulantë.

Më tej tregtarët kanë theksuar se prej vitesh paguajnë rregullisht taksat dhe sigurimet dhe si një biznes familjar është i vetmi burim jetese që ata kanë.

“Ne jemi të falimentuar”, thanë tregtarët që tashmë kërkojnë hapjen e menjëhershme të tregut për të filluar punën.

Ata po presin të zhvillojnë një takimi me përfaqësues të Bashkisë, për të gjetur një zgjidhje për hapjen e Tregut Industrial dhe rifillimin e punës./Fjala.al/

Të fundit

Anila Denaj: Fitojmë të paktën 20 mandate në Tiranë, PD premton se s’ka gjë në dorë

Për kandidaten në listën e hapur të PS në Tiranë Anila Denaj, socialistët synojnë që të marrin të paktën...

“Bufi i do njerëzit si specie nën hyqmin e vet”/ Rama ironizon primaret e PD nga Kavaja

Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të premte një takim me qytetarë të Kavajës për renditjen e investimeve të bëra nga qeveria në këtë qytet në...

Greqia nuk e nxjerr dot Berishën nga gropa

Dritan Hila Ka një përpjekje për ta paraqitur në prag të zgjedhjeve Berishën si të dalë nga izolimi diplomatik. Pas skadencës së afateve të tipit...

Financat mbushin “thesin”, vetëm në tre muajt e parë të vitit u mblodhën 1.8 mld euro

Kryesisht nga çmimet dhe fitimet e individëve e bizneseve, në dy muajt e parë të vitit në buxhetin e shtetit hynë mbi 181 miliardë...

Historia nga Maliqi, sakrifica e babait që i çon fëmijët në shkollë me kalë

Nga fshati Këmbëthekër i bashkisë Maliq, vjen një histori sakrifice dhe përkushtimi. Genci Limanllari, babai i tre fëmijëve, i çon çdo ditë të vegjlit...

Lajme të tjera

Web TV