Gazetari: Meta dhe Rama e dinin që në 27 shkurt se koronavirusi…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Basir Çollaku thotë se kreu i shtetit Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama ishin në dijeni të pranisë së koronavirusit që në 27 shkurt.

“Në 2 mars apo në 29 shkurt, Kongresi i PS krerët e institucioneve kanë pasur dijeni edhe zyrtarisht se në Shqipëri kemi pacientin zero me koronavirus”, shprehet Çollaku.

Ai thotë se tubimi mund të mos ishte thirrur, po ashtu edhe Kongresi i Partisë Socialiste të mos zhvillohej pasi qytetarët kanë qenë të ekspozuar ndaj rrezikut të koronavirusit.

Gazetari Çollaku ka shprehur qëndrimin e tij kundër për ndërhyrjet në Kodin Penal, ndërsa dakordësinë e Presidentit Ilir Meta e sheh si politike.

“Juristët janë ndarë pro dhe kundër. Por shumica e atyre që kam folur unë, nuk kam folur  me njerëz politikë, por me ata që nuk ndikohen. Janë kundër këtyre ndërhyrjeve në mes të kësaj vale të përkohshme. Unë gjykoj se nuk është meraku i qytetarëve, por meraku i pushtetit për të ndërhyrë .Unë e lidha me 2 marsin kur kam qenë pro një reagimi për mbrojtjen e Kushtetutës, kush është synimi për të mbrojtur këtë ligj. Duhet ta mbrojmë me sezone, me një periudhë të caktuar? Në 2 mars apo në 29 shkurt kongresi i PS krerët e institucione kanë pasur dijeni edhe zyrtarisht se në Shqipëri kemi pacientin zero me koronavirus. Duke pasur këtë informacion, a ishte më mirë që të mos tubonin. Ne ishim të paditur në këtë rast. Të gjithë ishim të painformuar ku ishim duke shkuar se ky armik i padukshëm, mund të kemi qenë të ekspozuar të gjithë”, u shpreh ai për Abc News, Ndërsa ka shtuar se “Sot kam parë një “po” politike se një “po” juridike. Kam pyetur edhe mjekë si do ta provojnë në proces gjyqësor këtë. Mjekët nuk e njohin ende ciklin vrasës. Ke miratuar diçka që nuk do funksionojë është një dakordësi hesapesh, politike”.

Të fundit

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-deputetit Çyrbja (3 vepra penale)

SPAK, ka përfunduar hetimin e nisur ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në dosjen e dërguar në gjykatë, ku janë...

Rusia nuk trembet, Lavrov: Të shohim se ç’dëshiron në të vërtet SHBA-ja

Ministri i Jashtëm rus thotë se nuk ka dyshim se Moska do të jetë në gjendje të përballojë çdo sanksion të ri nga SHBA-të. Sipas...

Policia e Vlorës aksione blic: gjoba të majme dhe konfiskim makinash

Drejtoria e policisë së Vlorës ka vijuar kontrollet në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar për evidentimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që...

Sulmet izraelite vrasin 12 persona në Luginën Bekaa të Libanit

Të paktën 12 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Luginën Bekaa lindore të Libanit. Shtatë sirianë, përfshirë një familje me pesë anëtarë, dhe...

Kanadezët zbulojnë Shqipërinë: Një perlë ballkanike!

Vendi ynë vijon të rrëmbejë vëmendjen e agjencive më të mëdha turistike botërore, që sugjerojnë njëkohësisht se mbetet një nga destinacionet e kësaj vere. Një...

Lajme të tjera

Web TV