Mimi Kodheli, gati të heqë dorë nga politika për profesionin e ri-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Socialiste ka surprizuar të gjithë teksa ka deklaruar se është gati të heqë dorë nga politika për një profesion të ri.

Duke folur për ditët e saj në karantinë Kodheli ka rrëfyer se është duke i zbatuar rregullat me përpikmëri pasi jeton me mamanë më të moshuar, ndërsa ka shtuar se do ta ndërronte profesionin e politikanes me atë të kuzhinieres profesioniste.

Jam munduar të respektoj rregullat e përcaktuara dhe jo vetëm rregullat që duhet të zbatojmë. Kanë qenë më të ekzagjeruara, sepse jetoj me mamanë më të moshuar dhe nuk dua që askush në shtëpi të infektohet nga ky virus. Nuk ka qenë pushim absolut, një pushim aktiv i një natyre tjetër. Në përgjithësi kur je në shtëpi është pak e vështirë të ndash nënën, gruan, dhe kur rri në shtëpi kur ke shumë kohë që nuk qëndron zbulon skuta të cilat nuk i ke ditur, kujtime etj. Bëj shaka me miq dhe shokë , se kur të mbarojë këtë periudhë do të kthehem në kuzhiniere profesioniste dhe do lë profesionin që kam”, është shprehur Kodheli për Vizion Plus.

Sipas Kodhelit vetëizolimi ka qenë një moment reflektimi edhe për të.

“Reflektimi ka qenë i thellë, i domosdoshëm. Ka qenë momenti që duhet të ndalonim dhe të reflektonim sadopak. Duhet të reflektonim nga jeta që bënim, informacioni “fake”, ndalimi për shkak të dëmit që i bënim mjedisit. Të krijohet ideja që ti je i vogël. Shoqëria kishte disa plagë që duhet t’i kurojë. Gjithkush ka bërë reflektimin e vet, të vijë në jetën normale me gjëra pozitive”, thotë ajo.

Të fundit

Zyrat e “IdentiTek” të hapura edhe ditën e shtunë, qytetarët mund të tërheqin dokumentet

Ministria e Brendshme njofton se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën...

Mesazhi i Papa Leo XIV në meshën e parë: Shpresoj që Kisha të sjellë dritë…

Papa Leo XIV kremtoi sot Meshën e tij të parë, vetëm një ditë pasi u zgjodh papë. Gjatë meshës ai u tha kardinalëve në Kapelën...

Kontrollet e SPAK në Shkodër, PSD reagon: Nuk kanë qenë në zyrat tona!

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas kontrolleve të Prokurorisë së Posaçme ditën e djeshme, 8 Maj, në qytetin e Shkodrës për krime elektorale. PSD, në një...

3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht

Edhe kur gjithçka duket se po shkon keq, ndonjëherë mund të ndjesh sikur diçka më e madhe po të ruan. Sipas këshilltarëve shpirtërorë, ka...

Foto-Video Ekskluzive/ Me Vuçiç Serbia nuk hyn në BE

Votohet në PE raporti për Serbinë me 419 vota pro, 113 kundër dhe 88 abstenim. Nga Monada Mehmetaj Edhe pse kërkesa për anetarësim në BE e...

Lajme të tjera

Web TV