Përfundimi i vitit shkollor/ Shahini: Vendosim në fund të prillit, kemi gati dy skenarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Arsimit, Besa Shahini ka bërë me dije se vendimi për shkollat dhe universitetet do të merret në fund të muajit prill, pasi pritet vendimi nga Task Forca.

Për maturantët ministria tha se në provimet e maturës do të ketë vetëm pyetje nga mësimet që janë zhvilluar para karantinimit. Gjithashtu ministria tha se për studentët që do të aplikojnë jashtë vendit do të sigurohet që cdo gjë të përfundojë në kohë.

Ndërsa universitetet ministria tha se, gjithcka do të vendoset nga vetë universiteti.

“Ju falenderoj që keni qëndruar në shtëpi. Nuk ka ende një vendim final për mbylljen e vitit shkollor. Do ta kemi në fund të prillit pra punë ditësh. Thjesht po shohim situatën e koronavirusit dhe po presim një vendim nga Task Forca. Sidoqoftë i kemi të gjithë skenarët gati, për të dyja rastet.

Maturantët na pyesin se kur do t’i publikojmë programet orientuese për ta. Gjithashtu në fund të prillit. Nuk do përmbajnë temat që nuk janë zhvilluar në kushte shkolle. Studentët pyesin gjithashtu për mënyrën sesi do të mbyllet viti akademik. Ata kanë një fleksibilitet të shtuar duke qënë se provimet i kanë në korrik por po punojmë shumë ngushtë me dekanët dhe rektorët. Në fund të ditës vendimin e marrin Universitetet.

Disa maturantë na kanë shkruar edhe se kur do të mbyllet viti dhe nëse do të kenë mundësi për të aplikaur jashtë vendit. Plani ynë është që gjithçka të përfundojë në kohë dhe të mos ketë pengesa për aplikimin jashtë vendit, shumë shpejt merret vendimi. I kemi gati skenarët dhe mësuesit. Maturantët kanë një pako të veçantë dhe përfshihet edhe një udhëzues sesi të punohet me ta. Pjesa e punës tek ta do të jetë e përqëndruar tek përsëritja. Na shkruani nëse kemi pyetje,”-tha Shahini.

Të fundit

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe...

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar), Harry...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Lajme të tjera

Web TV