S’pyesin për njerëzit/Degjeneron mes mjekëve, përplasen Brataj dhe Allkja-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Debati mes Drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj dhe mjekut të Urgjencës, Ilir Allkja ka degraduar në ofendime dhe sulme personale.

Ato që kanë prodhuar të gjithë këtë këtë përplasje janë akuzat e mjekut Ilir Allkjas për Skënder Bratajn dhe mënyrën se si po drejton institucionin e Urgjencës Kombëtare. Nga ana e tij, Brataj e cilëson një pseudomjek dhe mashtrues.

Sipas tij,  Allkja e ka ofenduar atë përmes profileve false në Facebook.  Kjo përplasje ka ndodhur pikërisht në këto kohë kur mjekët janë në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit. Ndërsa i gjithë sherri çon ujë në mullirin e politikës se sa zgjidh problemet e qytetarëve.

Deklarata e plotë e Skënder Bratajt:

“Pseudomjek, mashtron kolegët dhe veten. Doktor Iliri që me fillimin e COVID-19 nuk e kam bërë të bëjë ndonjë deklaratë në faqen e tij për sëmundjen dhe trajtimin ose prokotokollin e mëhershëm. Më vjen keq të futem në debat me një mjek. Në datën 11 mars, artikulli i parë, flet mjeku i urgjencës: Jam futur në karantinë, vizitova tre persona me COVID-19 pa veshje speciale. Kanë kaluar kaq ditë nga 11 marsi, keni parë ndonjë personel mjekësor pa veshje speciale? E dyta, mjeku që denoncoi mungesën e veshjeve është shkarkuar nga puna. Lajmi konfirmohet nga Allkja, i cili thotë se është shkarkuar për shkak të protestave të opozitës. Kur u shkarkove doktor Iliri? Kur ke shkuar në protestën e opozitës? Sot apo para një viti? Ti lemë politizimet. Më 16 mars mjeku Allkja, Shqipëria ka vetëm  300 aparatura, jemi vetëm në fillim të epidemisë”. Doktor Iliri, Shqipëria ka pasur 170 jo 300. Kur të flasësh informohu se dikush tjetër e di të vërtetën. Flisni me të dhëna. 17 mars, rikthehet në detyrë mjeku që u pushua nga puna. Kush e pushoi këtë njeri nga puna? Kush e futi në karantinë? Ku i gjeti këto tri persona të infektuar? Unë se di kush e detyroi këtë pseudo-profesionist? Doktor Iliri s’ka 27 vite në vijën e parë, por vetëm 3-4 vite në Urgjencë sepse më përpara ka qenë në Spille, mjek familjeje. Si vetë në punë në banesë? Kur Doktor Iliri ishte në karantinë. Cështja ishte e tillë. Pasi doli lajmi se ishte në karantinë, ai vazhdoi ishte të ishte në punë. Qytetarët e shqetësuar që e panë, morën 127 dhe thanë s’duam të vijë të na vizitojë doktor Iliri se është në karantinë. Ne u interesuam dhe i thamë Përgjegjësit, të ndërprente punën. Doktor Iliri, ke shkelur betimin e Hipokratit, ke nxjerrë kartelën e pacientit. Doktor Iliri harron diçka shumë të rëndësishme, që këtë videon që e bën doktor Iliri, njerëzit e tij janë me maska dhe doreza, vetë nuk afrohet. Ja dhe kartela që gjendet në internet. Doktor Iliri nuk ndihmoi pacientin që qante nga dhimbjet, por kur mori në telefon shërbimin iu tha që të vëzhgonte nga larg. Por çfarë bëri ai? E mori pacientin e çoi tek urgjenca e QSUT e jo tek Infektivi. Njerëzit duhet të marrin vesh me kë kanë të bëjnë. Ti nuk mund të quhesh profesionist i vijës së parë, sa pacientë COVID ke vizituar në një muaj e gjysmë? 3-4-5? E harrove atë faqen me miqtë e tu, Urgjenca 127 ku s’lije gjë pa thënë për mua, fyerjet më mëdha në adresë time?

Lexo edhe :  Parashikimi i motit për ditën e diel, zonat ku pritet të bjerë dëborë

Si mund të dalë një mjek kundër shërbimit që shpëton jetë? Doktor Iliri mos më trego mua urgjencën e Italisë, Francës e Gjermanisë, se i di shumë mirë. Janë vetëm 6 modele në të gjithë botën. Ka një gjë, në botën anglo-saksone, Amerikën meqë e sjell si shembull, s’vë në dyshim sistemin…por një gjë, vetë ato pranojnë se Urgjenca paraspitalore ka një mbijetesë 6.8%, ajo evropiane është 28-29%. E kupton doktor Iliri?

Ti ke nevojë për shumë shumë trajnim. Jam i kënaqur për të rinjtë, s’kanë eksperiencë por janë me dëshirë, trajnohen. Ju më detyruat të përgjigjem kështu. Keni jo 2 muaj…jo vetëm ato tri vite që shpifni. Kam edhe të tjera, por po i ruaj për herë tjetër. Të më falin qytetarët shqiptarë për mllefin, por jemi humanë edhe ne mjekët. Një pseudo-doktor nuk mund të dalë hero. S’paguhet mjeku për transport.

Përgjigja e mjekut Ilir Allkja:

Pasi dëgjova Z. S.Brataj që foli me zë e figurë mbrëmë nga faqja zyrtare e QKUM për personin tim, ju njoftoj që gjithcka ka thënë është në kuadër të shpifjeve, fyerjeve, denigrimieve profesionale dhe sulmeve politike njësoj siç bëri Kryeministri Shqipërisë ditë më përpara. Në vend që Z. S.Brataj dhe Kryeministri të merren me problemet e shtruara nga ana ime për të përmirësuar situatën e t’i luftojmë COVID-19 si edhe në vend që të tregohen transparent ndaj publikut, kanë zgjedhur rrugën që të shpifin e fyejnë kundrejt personit tim sepse mbase kujtojnë se kështu zgjidhin problemin e “luftës” me COVID-19.

Gjths, nuk dua të zgjatem më shumë por siguroj këdo shpifës e fyerës si Z. Brataj ashtu edhe Kryeministrin por edhe këdo tjetër që do të më pengojë apo bëjë më të vështirë punën time si mjek për të ndihmuar pacientët nga COVID-19, ju njoftoj që sapo të dalim nga kjo luftë me virusi covid-19 shpifësit e fyerësit do të mbajnë përgjegjësi ligjore e do të përgjigjen me detaje për çdo fakt të fshehur ndaj publikut Shqiptar për COVID-19 (nëse kanë reaguar në kohë për parandalimin e virusit apo kanë lënë që virusi të hynte mirë në Shqipëri duke kryer krim ndaj njerëzimit) dhe cdo gjë tjetër që kanë shpifur, denigruar e shtrembuar ndaj pereonit tim. Me respekt, Dr. Ilir Allkja.

Të fundit

Publikohen detajet e Eurovision Song Contest 2025, çmimet e biletave deri në 370 euro

Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka njoftuar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel. Ata njoftuan se finalja...

Shifër alarmante, ja sa shqiptarë kanë kërkuar azil në 9-mujorin e parë të vitit

Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë nëpërmjet kontratave të punës, prapë ka shtetas shqiptarë...

Gjobitet Netflix me shumën e “çmendur” , çfarë ka ndodhur?

Netflix është gjobitur me 4.75 milionë euro nga autoriteti holandez i mbrojtjes së të dhënave për shkelje të të dhënave të klientëve. “Netflix nuk i...

Arrestohet boksieri i njohur, Florian Marku!

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga. Mesohet se ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim...

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë/ Raportohet për të plagosur

Dy persona janë plagosur me armë zjarri kallashnikov në lagjen “24 Maji” mbrëmjen e kësaj të mërkure. Mësohet se 2 të plagosurit janë transportuar drejt...

Lajme të tjera

Web TV