LDK: Avdullah Hoti, kandidati për kryeministër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avdullah Hoti do të jetë kandidati që Lidhja Demokratike do i dërgojë presidentit Hashim Thaçi për postin e kryeministrit të Kosovës. Vendimi është marrë sot në kryesinë e partisë dhe është bërë i ditur nga kryetari Isa Mustafa.

“Jemi pajtuar që zotëri Avullah Hoti të propozohet nga kryesia e LDK-së për kryeministër”, ka thënë Mustafa.

Në qeverinë VV-LDK, e cila zgjati vetëm 50 ditë, Hoti mbante postin e zv.kryeministrit, ndërkohë që u shkarkua menjëherë pas votimit të mocionit të mosbesimit në Parlament.

Avdullah Hoti ka qenë kandidat për kryeministër në zgjedhjet paralamentare të vitit 2017-të. Në vitet 2014-2017, ai ka shërbyer si ministër i Financave në qeverinë e drejtuar nga PDK dhe LDK.

Pas rrëzimit të Qeverisë së Albin Kurti, presidenti Thaçi nuk ka vendosur të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme, por pritet t’i kalojë LDK-së, si partia e dytë më e madhe, kandidaturën për kryeministër.

LDK ka arritur tashmë një marrëveshje me AAK-në e Ramush Haradinajt, AKR-në e Behgjet Pacollit dhe NISMA-n e Fatmir Limajt, për të ndërtuar koalicionin e ri qeverisës. Megjithatë, ky koalicion nuk e realizon dot numrin e nevojshëm për të votuar qeverinë dhe Isa Mustafës i duhet që të arrijë një marrëveshje me Listën Serbe.

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV