Luftojnë me koronavirusin/Kjo është paga e një epidemiologu në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekët janë ata të cilët ndodhen në frontin e parë, të luftës ndaj koronavirusit. Atyre iu që çdo ditë të përballen me rrezikun, ndërsa në mbrëmje nuk mund të përqafojnë dot as fëmijët dhe të afërmit e tyre.

Por, cilat janë sfidat e përditshme të mjekëve dhe a ja vlen gjithë mundimi në fund të ditës?

Ermelinda Murati është epidemiologe dhe çdo mëngjes niset në gjurmim të të infektuarave dhe kontakteve të tyre, së bashku me ekipin që përbëhet nga 4 persona, së bashku me ndihmës epidemiologen, laboranten dhe specialisten e shëndetit publik

Janë të katërta gra dhe nëna që lënë fëmijët në shtëpi, për t’u kthyer në mbrëmje pa veshjet e posaçme që mbajnë kur dalin në terren por me peshën e frikës së infektimit. Detyra ua kërkon që të dalin nga zyra për në terren në zona urbane dhe rurale, kudo ku ka depërtuar agjenti i padukshëm me emrin Covid19.

“Bëjmë mbledhjen, në mëngjes, që mblidhemi një grup specialistësh, vlerësojnë rastet, zakonisht rastet vijnë nga 127 dhe mjekët e qendrave shëndetësore.  Më pas i skedojmë, përgatisim skedat, shikojmë sa vatra kemi, i planifikojmë edhe nisemi për në punë”, shprehet Murati për Euronewsws.

Ashtu si luftëtarët para betejës, mjekët veshin mburojat e tyre që në këtë rast janë përparëset, syzet e dorezat. Pjesë e grupit të terrenit, janë dhe Esida e Liberta, dy nëna të reja, që kanë lënë fëmijët e tyre në shtëpi, për të vijuar punën në gjetjen e të infektuarve nga coronavirus.

“Kemi lënë fëmijët në shtëpi, kemi shumë frikë po nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Kemi familjen, po e takojmë se jetojmë në një shtëpi, është e pashmangshme”, shprehet Liberta. “Çdo ditë është një faqe e re e luftës ndaj virusit që duhet gjendur dhe izoluar. Përballja me të është e vështirë dhe e lodhshme. Mundi dhe përkushtimi që këto zonja i japin qytetarëve të cilëve ju shërbejnë është i vështirë të justifikohet me shpërblimin financiar që marrin”, thotë Esida.

Lexo edhe :  Veliaj: Jo shkrirjen e SPAK, por luftë me atë që më futi në burg para zgjedhjeve

Po për epidemiologët në terren, për rreziqet dhe përballjen me viruset kush mendon? Në Shqipëri një mjek epidemiolog paguhet nga 57 mijë lekë të reja në muaj neto ose 6 milionë e 800 mijë lekë në vit të vjetra

Në Kosovë paga mujore për një epidemiolog shkon rreth 600 euro dhe në Maqedoninë e Veriut 585 euro. Në vitin 2020, paga mesatare e një epidemiologu në SHBA është 96 mijë dollarë bruto në vit. Në Gjermani varion nga 65 mijë euro deri në 84 mijë euro në vit.

Sikur të mos mjaftojnë vështirësitë dhe kushtet e sistemit shëndetësor në Shqipëri, si mund të bëhemi konkurrues dhe t’i mbajmë mjekët dhe investimin që institucionet shqiptare kryejnë ndër vite për një mjet epidemiolog? Një mënyrë mund të ishte duke i paguar me dinjitetin që meritojnë.

Të fundit

Zelensky do të takohet me mbretin Charles, çfarë pritet të ndodhë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me Mbretin Charles gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar. Zëdhënësi i...

Rrugës për Greqi’, Rama fton shqiptarët nesër në Panairin e Punës në Athinë

Kryeministri Edi Rama me një tjetër postim në Facebook ka ftuar shqiptarët e Greqisë që nesër të marrin pjesë në panairin e punës që...

Mbyllen primaret në PD, pritet grumbullimi i gjithë kutive të Tiranës në seli

Procesi i votimit në primaret e Partisë Demokratike ka përfunduar në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë. Siç bën me dije gazetarja Danjela Maloku, në...

“Nuk je vetëm”/ Udhëheqësit evropianë mbështesin Zelenskyn pas përplasjes me Trump

Aleatët evropianë të Ukrainës, që pritet të mblidhen në Londër të dielën, janë bashkuar në mbështetje të presidentit Volodymyr Zelensky, pasi presidenti amerikan, Donald...

Ish-Komanda e Gardës do të bëhet qendër kulturore,Rama:Mund të quhet Muzeu i “veshjeve…

Godina e ish-Komandës së Gardës së Republikës, do të transformohet në qendrën “Trashëgimia për të gjithë – Garda”, falë bashkëpunimit të Bashkisë së Tiranës...

Lajme të tjera

Web TV