Luftojnë me koronavirusin/Kjo është paga e një epidemiologu në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekët janë ata të cilët ndodhen në frontin e parë, të luftës ndaj koronavirusit. Atyre iu që çdo ditë të përballen me rrezikun, ndërsa në mbrëmje nuk mund të përqafojnë dot as fëmijët dhe të afërmit e tyre.

Por, cilat janë sfidat e përditshme të mjekëve dhe a ja vlen gjithë mundimi në fund të ditës?

Ermelinda Murati është epidemiologe dhe çdo mëngjes niset në gjurmim të të infektuarave dhe kontakteve të tyre, së bashku me ekipin që përbëhet nga 4 persona, së bashku me ndihmës epidemiologen, laboranten dhe specialisten e shëndetit publik

Janë të katërta gra dhe nëna që lënë fëmijët në shtëpi, për t’u kthyer në mbrëmje pa veshjet e posaçme që mbajnë kur dalin në terren por me peshën e frikës së infektimit. Detyra ua kërkon që të dalin nga zyra për në terren në zona urbane dhe rurale, kudo ku ka depërtuar agjenti i padukshëm me emrin Covid19.

“Bëjmë mbledhjen, në mëngjes, që mblidhemi një grup specialistësh, vlerësojnë rastet, zakonisht rastet vijnë nga 127 dhe mjekët e qendrave shëndetësore.  Më pas i skedojmë, përgatisim skedat, shikojmë sa vatra kemi, i planifikojmë edhe nisemi për në punë”, shprehet Murati për Euronewsws.

Ashtu si luftëtarët para betejës, mjekët veshin mburojat e tyre që në këtë rast janë përparëset, syzet e dorezat. Pjesë e grupit të terrenit, janë dhe Esida e Liberta, dy nëna të reja, që kanë lënë fëmijët e tyre në shtëpi, për të vijuar punën në gjetjen e të infektuarve nga coronavirus.

“Kemi lënë fëmijët në shtëpi, kemi shumë frikë po nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Kemi familjen, po e takojmë se jetojmë në një shtëpi, është e pashmangshme”, shprehet Liberta. “Çdo ditë është një faqe e re e luftës ndaj virusit që duhet gjendur dhe izoluar. Përballja me të është e vështirë dhe e lodhshme. Mundi dhe përkushtimi që këto zonja i japin qytetarëve të cilëve ju shërbejnë është i vështirë të justifikohet me shpërblimin financiar që marrin”, thotë Esida.

Lexo edhe :  Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës/ Rama mbërrin në Romë

Po për epidemiologët në terren, për rreziqet dhe përballjen me viruset kush mendon? Në Shqipëri një mjek epidemiolog paguhet nga 57 mijë lekë të reja në muaj neto ose 6 milionë e 800 mijë lekë në vit të vjetra

Në Kosovë paga mujore për një epidemiolog shkon rreth 600 euro dhe në Maqedoninë e Veriut 585 euro. Në vitin 2020, paga mesatare e një epidemiologu në SHBA është 96 mijë dollarë bruto në vit. Në Gjermani varion nga 65 mijë euro deri në 84 mijë euro në vit.

Sikur të mos mjaftojnë vështirësitë dhe kushtet e sistemit shëndetësor në Shqipëri, si mund të bëhemi konkurrues dhe t’i mbajmë mjekët dhe investimin që institucionet shqiptare kryejnë ndër vite për një mjet epidemiolog? Një mënyrë mund të ishte duke i paguar me dinjitetin që meritojnë.

Të fundit

Braçe kritika zyrtarëve të shtetit: Nuk hyhet në baxho bulmeti siç vjen nga rruga

Deputeti socialist Erion Braçe është shprehur kritik ndaj aksionit të nisur nga Administrata Tatimore, për evidentimin dhe ndëshkimin e...

Ish-presidenti rus ironizon ultimatumin e Trump: Bota po dridhet, duke pritur pasojat!

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se Moskës “nuk i interesonte” ajo që ai e quajti një “ultimatum teatral” të lëshuar Kremlinit nga presidenti i...

17-vjeçarja në Vlorë tentoi t’i jepte fund jetës, arrestohet babai, procedohet gjyshi

Detaje të reja janë zbardhur nga policia e Vlorës për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, ku një 17-vjeçare tentoi të vetëvritej me armë...

Në Gaza, ne e dimë pse Izraeli do na grumbullojë të gjithëve në një kamp

nga Nour Abo Aisha* Pas 21 muajsh lufte, ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka propozuar një plan të ri për të detyruar të gjithë...

SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur këtë të martë pretencën për ish-kryetarin e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, dhe ish-zyrtarin Vasillaq Strakosha, të akuzuar për shkelje...

Lajme të tjera

Web TV