PD i përgjigjet Ramës: S’numërohen dot të varfrit dhe të papunët nga Surreli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Edi Rama se tani çdokush po kërkon rrogë edhe pse është i papunë, dhe se kreu i selisë blu, Lulzim Basha me përllogaritjet e tij nxjerr 2 milionë të punësuar.

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment  Bardhi shkruan se 750 mijë qytetarë nuk kanë përfituar asnjë ndihmë nga planet ekonomike të qeverisë, ndërsa qindra mijëra të tjerë edhe pse të përfshirë në paketa ende nuk e kanë marrë ndihmën e merituar.

Sipas tij, kur Rama qëndron në Surrel, patjetër që është e vështirë të numërohen të varfrit dhe të papunët.

Kur tabelën e shumëzimit e mëson si Edi Rama, duke llogaritur sa para fiton nga 1 leje ndërtimi, 1 koncesion, 1 tender, 1 pronë në bregdet, sa vota të siguron 1 kg heroinë, e ke mendjen të gënjesh për të mbuluar dështimin. Çdo shifër e dyfishon sipas interesit politik, njësoj si çmimet e tenderave sekret. Punonjësit nuk i fut dot në xhepa si lekët e tenderave dhe as nuk i fsheh dot siç përpiqesh të bësh me dështimet e tua. Sipas INSTAT në Shqipëri ka rreth 974 386 punonjës në sektorin privat bujqësor dhe jo bujqësor. Qeveria ka lënë jashtë ndihmës financiare mbi 750 mijë qytetarë dhe nuk ka shpërndarë ndihmën e premtuar për mijëra të tjerë. Nga Surreli është vështirë të numërosh të varfërit dhe të papunët. Për të provuar dhimbjen e atyre që skanë marrë ende asnjë lek, nuk ka nevojë për makinë llogaritëse. Duhen vetëm sy, vesh dhe përgjegjshmëri në qeverisje,”-shkruan Bardhi.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV